KUSH ESHTE DASHI (Pjesa I)
Dashi është shenja e parë e horoskopit, shenja që simbolzon fillimet e reja. Kjo
shenje ka ndryshime të befasishme dhe plot kthesa në rrugën e jetës. Jeta jote
ka si qëllim të arrish në një vend të caktuar dhe pastaj të shkosh në në drejtim
tjetër. Natyrisht që dikusht mund të thotë se ju jeni aventurier.
Ekziston një padurueshmëri dinamike tel të lindurit në shenjën e Dashit. Me Diellin
në shenjën e tyre ju jeni përsona aktivë dhe që i përfundoni punët që merrni përsipër.
Nëse keni një plan apo një ide ju nuk mund të prisni dot deri sa ta realizoni.
Kur ju takon dikush për herë të parë, përshtypja e parë që ju i lini atij është se jeni
dikush interesant, komunikues dhe tip i shkathët. Nëse dikush përmend një çështje
do të jetë kënaqësia juaj tju tregoni me hollësi se çfarë mendoni për atë temë
Si person i Dashit ju i tërhiqni të tjerët drejt veprimeve dhe kryerjes së diçkaje.
Jeni guximtar dhe kokëkrisur që synoni të bëhet ajo që doni ju. Përderisa dhe natyra
juaj shpreh fuqi, ju e trahtoni kundërshtimin si diçka të bezdisshme që duhet të hapë
rrugën. Jeni i lindur për të drejtuar dhe keni vetë besim. Që nga mosha e vogël je i
drejtuar për sukses.
Me kënaqësi mund të ndihmoni të tjerët kur kanë nevojë. Je njeri me zemër të hapur,
zemërgjerë që ndan idetë dhe këshillat. Ke cilësinë e bujarisë. Nuk je i interesuar në
gjerëat e vogla, motoja jote është ''Merr më të mirën''. Nuk ka asgje fallco apo të bërë
me gjysmë zemre nga Dashi. Atje ku të tjerët tregohen të kujdesshëm juve ju pëlqen të
jetoni pa e vrarë mëndjen. Pak moskokçarje ju bën të ndiheni gjallë. Të ndjekësh diçka
është më argëtuese sesa kur e ke atë. Të duash është gjithmonë më mirë sesa të
kesh. Ju jeni gati të luani, të ndiqni një ëndërr, të caktoni në synim dhe t'i bini pas
me entuziazëm të pa përmbjatshëm. Optimizmi juaj me shumiicë i tërheq të tjerët.
Thëllë mund të fshihet pasiguria por askush nuk ka për ta marrë vesh.