Kuatraliteti

Kuatralitetet Çfarë janë kuatralitetet?


Dymbëdhjetë shenjat janë të ndara në tre grupe me nga katër shenja sejcila. Çdo grup nga këto quhet kuatralitet dhe ka një cilësi. Në astrologji cilësitë tregojnë sesi shenjat bashkëveprojnë me botën e jashtme

Kardinale : Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapi

Fikse: Demi, Luani, Akrepi, Ujori

E paqëndrueshme: Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari, Peshqit




Shenja kardinal: E hapur për ndyshime. e prirur drejt veprimeve, përpiqet ta ndryshojë
ambjentin sipas asaj që dëshiron. Shenjat kardinal janë me iniciativë shpenzojnë por
gjithashtu ata janë iniciatorë.

Kur Dielli kalon katër pikat kardinale të zodiakut, ne shenojmë fillimin e sejcilës prej stinëve:

Dashi sjell pranverën; Gaforrja sjell verën; Peshorja sjell vjeshtën; Bricjapi sjell dimrin.

Shenja Fiks: Është shenjë që i reziston ndryshimeve. I devotshëm në synimet e tij. Nuk ndikohet lehtë.
Janë ata që e kryejnë dhe e përfundojnë atë që marrin përsipër, edhe pse mund të mos jenë iniciatorët

Shenja e paqëndrueshme : E ndyshueshme dhe fleksibile. Person që është vazhdimish
mëndërisht eksploruese. I jep rendësi aktiviteteve intelektuale dhe përshtatet me ambjentin,
Shenjat e paqëndrueshme janë të gjithanshme dhe që përshtaten lehtënë çdo rrethanë.