Si ta bësh Dashin të bjerë në Dashuri - Dashi Mashkull në Dashuri
Natyra dashuruese e Dashit
Mashkulli në shenjën e Dashit
Është e tepërt të themi se ai ka emocione të papërmbajtura thjesht sepse nuk ka
ndonjë lloj tjetër emocioni. Është vazhdimisht në kërkim të diçkaje që do të
kënaqë dëshirën e tij agresive dhe nismëtare për aventurë. Ai lëviz me një
aureolë eksitimi dhe kudo që të jetë diçka do të ndodhë.
Mendoje mirë përpara se t'i thuash jo, ku ke për të gjetur një të dashur kaq
aventurier, origjinal, burrëror dhe të gallë. Një femre që i pëlqen Dashi duhet
ta dijë se kjo është një marrëdhënie brilante eksitante por e shkurtër.
Ai bën si i marrosur për sfidat dhe gjërat e reja. Për të bota është në kopësht
me femrat si lule dhe ai nuk do që të humbasë aromën e anjërës prej tyre.
Është i paduruar për ekperienca të reja, në fillim kjo gjithë çka është një femër
për të. Megjithatë edhe ky mashkull e ka një pikë të dobët. Ai beson tek
gruaja e përjetshme, që është një version i romantizuar i përendeshës së bukur
të cilës ky do t'i lajë këmbët. Ai nuk e kupton dinakërinë në marrëdhënie dhe
nëse një grua duket e pafajshme dhe i dorëzohet atij ai nuk ka për të kërkuar
më tutje. Nëse kupton se e kanë tallur dhe e kanë shfrytëzuar, hutimi i tij
dhe lëndimi do të kthehen nenjëherë në zemërim. Dashi i kryen fantazitë
seksuale. Në momentin kur zbulon se po ëndërronte me syhapur për situatën
seksuale ai i futet punës që ta bëjë realitet. Edhe diçka për mënyrën e tij të
drejtëpërdrejtë dhe të pamenduar sesi i afrohet një femre, i jep më shumë rezultat
aty ku dhe mënyrat më delikate dështojnë. Mënyra e tij është e drejpërdrejtë,
e fuqishme, agresive të një fitimtari. Ai është mësuar me fitoret dhe ke për ta kuptuar
që në fillim që nuk mund ta drejtosh. Do të të thotë ai ku do shkoni dhe kur.
Është impulsiv si një rrufe, kur ai të dëshiron, të dëshiron. Ai nuk i kontrollon dot
pasionet e tij dhe duhet të shkojë ku e shtyjnë dëshirat e tij. Nuk e vet mendjen
për pasojat. Ky mashkull ka energjinë, imagjinatën, dhe toralisht bollëkun fizik.
Cilado grua që ka patur një Dash në shtëpi ka për të të thenë se ka patur një kohë
shumë tërheqëse për aq sa zgjati.
Dashi mashkull ne dashuri - Aries Male in Love
_____________________________________________________________