Polariteti - Çjanë polaritetet?
Polet e kundërta
Dhe në fund fund kemi gjashtë grupe me nga dy shenja sejcila.
Sejcila nga grupet dyshe quhet polaritet sepse janë polet e njëra
tjerës, pra janë të kundërta.Çdo shenjë e zodiakut ka një polaritet
e cila është shenja e kundërt, në gjymën e zodiakut.
Shenjat e kundërta kanë dhe karakteristika të kundërta.
Dashi >< Peshorja
Dem >< Akrepi
Binjakët >< Shigjetari
Gaforrja >< Bricjapi
Luani >< Ujori
Virgjeresha >< Peshqit
Dashi dhe Peshorja janë polaritet. Dashi është shenja e vetes
dhe e kundërta Peshorja është shenja e shoqërisë.
Demi dhe Akrepi janë polaritet. Demi është shenjë e pronësisë
personale dhe e kundërta, Akrepi është shenja e trashëgimësisë
dhe e ndarjes së pronësisë.
Binjakët dhe Shigjetari janë polaritet. Binjakët janë shenja e
vetëshprehjes, dhe shenja e kundërt Shigjetari është
shenja e filozofisë dhe e mendimeve të larta, e shprehjeve
të një niveli të lartë.
Gaforrja dhe Bricjapi janë polaritet. Gaforrja është shenja e
jetës shtëpiake, dhe Bricjapi është shenja e jetës mondane.
Luani dhe Ujori janë polaritet. Luani është shenja e kënaqësive
personale dhe krijimtarisë, dhe shenja e kundërt Ujori, është
shenja e shpresës dhe idealeve në një shkallë të gjerë.
Virgjëresha dhe Peshqit janë polaritet. Virgjëresha është shenja
e punës dhe e vetë përmirësimit, dhe shenja e kundërt Peshqit
shenja e ëndrrave dhe e vetë-iluzionit.
Siç mund ta vini re sejcila nga të dymbëdhjetë shenjat bie në
kombinim të ndyshëm asnjë nga shenjat e horoskopit nuk ka të
njëjtën dualizëm, element, cilësi si të ndonjë tjetre.
Sepse çdo shenjë është një kombinim unik dhe shpreh karakteristikat
e veçorive të tij, të elementit, dhe të dualizmit në mënyrë të ndryshme.