Horoskopi i fëmijëve - Dashi

Horoskopi i fëmijëve



Dashi

Pajtueshmëria

Fëmija e shenjës së Dashit mirëkuptohet më shumë kur mamaja është e shenjës së Dashit apo e shenjës së Peshqve.
Fëmija e shenjës së Dashit mirëkuptohet më shumë kur babai është e shenjës së Luanit apo të shenjës së Shigjetarit.




Fëmijët e shenjës së Dashit


Fëmijët e shenjës së Dashit janë entuziastë dhe nuk kanë frikë nga rreziqet. Nuk keni për të patur asnjë moment të mërzitshëm me këta fëmijë, sepsa këta asnjëherë nuk rrinë pa lëvizur. Janë shumë emocionalë dhe inatçorë. Për t'ë ndihmuar fëmijën tuaj me këto emocione të forta që të shkarkojnë këto emocionë këshillohen aktivitet sportive. Çdo lloj sporti që i mban në lëvizje. Nëse nuk i kontrolloni këta fëmijë do të jenë ata që do të ngjiten në pemën më të gjatë apo do të hidhen nga maja e çatisë. Dmth bëjnë çdo gjë që ka lidhje me rrezikun. Shumë kokfortë, dhe gjithmonë fillojnë sfida të ndryshme. Nuk e njohin fare frikën, dhe gjithnjë fillojnë diçka të re. Humbasin shpejt interes në çdo gjë dhe shumë herë nuk i përfundojnë atë që kanë nisur. Si prind juve duhet t'i shtyni të përfundojnë çdo gjë që kanë nisur. Janë drejtues të lindur, dhe zakonisht bëhen kujdestarë klase, ose të përzgjedhurit në çdo lloj grupi. E kanë shumë të vështirë të mësojnë të humbasin apo t'i ndajnë gjërat më të tjerët. Fëmijët e shenjës së Dashit aspektet negative të kësaj shenjë shfaqen në formën e hiperaktivitetit dhe dhunë. Dhe meqë janë shumë të lëvizur mund të lëndohen. Egoizmi i tepërt bën të kenë probleme me vëllezërit dhe motrat si dhe shokët. Nëse doni t'i mësoni diçka, mësojini të ketë durim.

Deri në 6 muajsh
Shumë kërkues dhe të zhurmshëm.
Të lezeçëm dhe miqësorë.
Të gëzuar dhe të qeshur.
Vigjilentë dhe aktivë.
Tendencë të flejë me seanca të shkurtra.
Zgjohet shumë lehtë.

6 deri në 18 muajsh
Shumë aktiv
Përpiqet të ecë përpara se të mësojë të ecë këmbadorazi
I paduruar
Nxehet nëse nuk bën sa më shpejt atë që do

18 muajsh deri në 3 vjeç
Kureshtja sa vjen dhe shtohet
I shushat të mëdhenjtë me pyetje
Gjithnjë merret me diçka
Gjithmonë në lëvizje
Bëhet pak rrebel
Nuk bindet

3 deri në 6 vjeç
Fëmijë i paqëndrueshëm
Nevrik, sa i dashur aq edhe kërcënues
Preket lehtë
Nëse nuk bën atë që do irritohet