Si ta bësh Dashin të bjerë në Dashuri - Dashi Femer ne Dashuri
Dashi Femer ne Dashuri |
Natyra dashuruese e dashit
Femra në shenjën e Dashit
Nëse bie në dashuri me një femër të lindur në shenjën e Dashit nuk kanë për të të munguar aventurat. Por a je ti ai lloj njeriu që të përballosh një femër njëqind për qind të pavarur dhe potente? Sepse kjo është çka është Dashi femër.
Kjo femër pasionante dhe intensive nuk mund të japë një përgjigje të vakët, ajo është një një vatër zjarri plot për plot me dru e me shkarpa dhe me letrën gati dhe po pret për shkrepsen që t'i vërë flakën.
Atë që Dashi femër do, e merr. Kur një burrë takohet me një femër që nuk i reziston dot si ajo ai bëhet njëri shumë i lëkundshëm. Në fakt kur ajo takohet për herë të parë me një burrë, ajo sulet për të magjepsur dhe për të parë sesa shpejt mund ta kapë atë. Asaj i pëlqejnë sfidat, sa më shumë i përmbajtur të jeni aq më shumë ajo të dëshiron. Qëllimi i saj është të të bëjë skllavin e saj në dashuri.
Në marrëdhënie dashuri me të nuk është e lehtë. Ajo do ekstazë, liri dhe të jeni bashkë në të njëjtën kohë. Ajo ka një nejovë të madhe për dashuri, dhe merr më shumë nga çfarë i takon, por askush nuk bëhet padroni i saj. Ajo e do burrin në kushte të barabarta. Nëse ai është besnik dhe ajo është besnike, nëse ai e tradhëton dhe ajo ia paguan me të njëjtën monedhe. Kryesisht në marrëdhëniet e saj, ajo është dominuesja. Ti ose do pranosh ajo duhet të largohesh. Nëse qëndron, bëre lëshimin e parë në një rrugë të gjatë. Në fund fare ke për të zbuluar se ajo të ka brymosur dhe formuar që t'i përshtatesh asaj që ajo imagjinon se duhet të jetë partneri i saj.
Në dashuri ajo ka për të qënë besnike por të njëjtën gjë pret edhe nga ty. Xhelozia e saj shkaktohet është posesive dhe të do për vete. Ajo nuk do një të dashur që ka shumë interesa të tjera. Ajo e do atë o të gjithë o hiç fare. Duhet të themi diçka për xhelozinë e saj që mund të ndihmojë për të kuptuar themelin e karakterit të saj. Ajo nuk është xheloze sepse ndihet e pasigurtë (kjo është arsyeja e shumicave të xhelozive), por sepse ka nevojë të jetë numri një. Vetëm nga ideja se burri i saj ka ndërmend për ta tradhetuar, ajo ka për të bërë namin.
Femra Dash është e lumtur në marrëdhëniet afatgjatë. Asaj i pëqen të ndajë çdo gjë me të dashurin e saj, dhe është si dhënës dhe pjesëmarrës në kënaqësi. Është shumë e dhembshur dhe e demostron dashurinë e saj, dhe reflekton seksualitet dhe magnetizëm. Ajo ka për të qënë gjithmonë përkrahë teje, aleatja më e mirë, do luftojë përkrahë teje, duke besuar tek ti dhe duke të dhënë kurajo. Është një shoqëruese fantastike për dikë që do të ngjitet sa më lartë ose që lufton për të qëndruar në majë sepse ajo ka për t'i dhënë atij gjithë fuqinë dhe vendosmërinë që ka.
Ajo është padyshim ambicioze. Kur nuk ndjen se e duan mund të bëhet acaruese dhe këmbëngulëse. Mbi të gjitha nuk mund të tolerojë mospërfilljen. Rruga drejt ferrit ështl një marrëdhënie me një Dash femër jo të lumtur. Ajo ka nevojë të ndjejë se e kuptojnë dhe e vlerësojnë për cilësitë unike që ka. Nëse e trajton me takt dhe i jep admirimin që ka nevojë, kjo femër aktive, plot gjallëri, sensuale dhe magjepëse do të bejë gjithshka për ty.