Peshorja në dashuri
Peshorja dhe Dashi:
Edhe pse këto dy shenja mënjëherë tërhiqen nga njëri tjetri, kemi ngitjen e tensionit midis tyre menjlherë. Peshorja kërkon harmoni dhe qetësi, ndërsa Dashi që nuk rri dot në një vend në mënyrë agresive kërkon sfidë dhe botë të reja për të pushtuar. Peshorja e konsideron Dashit të paedukuar dhe pa takt, Dashi mendon se Peshorja e pashpresë nuk do që të pranojë realitetin. Dashi ka nevojë të ndihet i pavarur por do besnikëri të padiskutueshme nga partneri, dhe nuk ia fal pavendosmërinë Peshores për të lidhur me të. Dashi pasionant ofendohet nga emocionet e cekëta të Peshores. Raporti fizik midis tyre është shumë i mirë për pak kohë, por pas kësaj ama?
Peshorja dhe Demi:
Ky çift ka të përbashkët dashurinë për muzikën dhe artet, por tjetër gjë nuk kanë të përbashkët. Demi është tip shtëpiak gjë që e mërzit Peshoren, që ka dëshirë të shkëlqejë nga ana shoqërore. Peshorja shpenzon shumë para për gjëra lluksi, Demi i bën shpenzimet me maturi. Peshores i duket Demi tip diktatori dhe e humb durimin me të dhe me qëndrimin e tij të rëndë. Dhe për t'i dhënë shklemin kësaj lidhje Demi bëhet xheloz nga natyra romantike dhe e paqëndrueshme e Peshores. Seksualisht janë në harmoni të plotë por ku kjo mbaron dalin në pah problemet.
Peshorja dhe Binjakët:
Peshores që i pëlqejnë kënaqësitë dhe Binjakët me humor të mirë janë një bashkim ideal. Që të dy janë kureshtarë, të gjallë dhe të dashur. Për ata dashuria është një karusel që nuk pushon asnjëherë. E vërteta është se argëtimi dhe lojrat janë më dëfryese sese pasioni, por këtyre të dy nuk iu intereson për aq kohë sa kalojnë mirë. As xhelozia as posesiviteti do t'ua prishë qejfin. Që të dy janë mjaft të pavendosur, prandaj kanë për të patur shumë diskutime por jo shumë veprime. Megjithatë që të dy dinë sesi t'i bëjnë njerëzit për vete dhe t'i bëjnë ata punët e tyre.
Peshorja dhe Gaforrja:
Gaforrja mund edhe ta kuptojë natyrën romantike të Peshores, por Gaforrja është shumë e matur që ta shtyjë Peshoren e pa vendosur, për përgjigjen emociole që ka nevojë. E zgjënjyer nga cëktësia e Peshores, Gaforrja bëhet shumë kritike dhe mjaft thumbuese. Gaforres që i pëlqejnë paratë e bezdis ekstravaganca e Peshores. Peshores i pëlqen shkëlqimi i jetës sociale, Gaforrja është e lumtur në ngrohësinë e familjes së saj. Problemet mund të zgjidhen me kalimin e kohës por ndoshta nuk ia vlen të presësh.
Peshorja dhe Luani:
Natyra gazmore dhe dashurore e Peshores pëputhet shumë mirë me vrullin dhe energjinë e Luanit. Luani është bujar, dhe sesualiteti i gjerë e ndez zjarrin e Peshores, dhe termometri përvëlon. Peshorja duhet të bëjë kujdes me egon e Luanit, por kjo nuk është problem për Peshoren që ka taktikë. Në një konflikt, Peshorja di së të tërhiqet. Së bashku ata kanë të njëjtat preferenca për lluksin, për festat, dhe të krijojnë një shtëpi të bukur që shërben si një skenë për kata dy yje kinemaje.
Peshorja dhe Virgjëresha:
Peshorja më shumë e dashur dhe mëndjelehtë për Virgjëreshën e frenuar. Virgjëresha nuk e shpeh admirimin që ka nëvojë Peshorja. Virgjëreshës që i pëlqen të rrijë në shtëpi nuk i pëlqejnë instiktet për jetë sociale dhe në kërkim të kënaqësisë së Peshores. Shijet e Peshores janë të shtenjta, VIrgjëresha është e kujdesshme për të mos thënë kurnace, Peshores i duket Virgjëresha person që grindet, kritike, dhe aspak elastike. Dashuria ka për të zgjatur për pak kohë për këta të dy.
Peshorja dhe Peshorja:
Duke qënë që të dy njëlloj të ngohtë, demostravivë, të gjallë dhe të shoqëruar, në dashuri me gjërat e bukura dinë të kënaqin njëri tjetrin akoma dhe në aspektin seksual. Por këta të dy kanë qejf të luajnë në dashuri. Problemi është se asnjë nga këta nuk do të ballafaqohet me realitetin. Meqënëse janë tërheqës, paqësore dhe të përshtatshëm, secili ka nevojë për një balancim më të fuqishim nga ajo që mund t'i japin tjetrit. Dhe meqënëse ngjajnë shumë, problemi i mërzisë iu ka zënë pritë dhe pret të shfaqet. Nëse që të dy këta mund të gjejnë një stimulim të jashtëm për t'ju ngallur interes, kjo mund të jetë një lidhje dashurie interesante.
Peshorja dhe Akrepi:
Fillimisht, intensiteti i Akrepit në dashuri e bën për vete Peshoren që gjithmonë kërkon mënyra të reja për të tërhequr vëmendjen. Por Akrepi preket lehtë, është me humor të ndryshueshëm, dhe menjëherë nxehet, gjë që është pikërisht lloji i personit që Peshorja nuk duron dot. Akrepi posesiv përpiqet ta kontrollojë të dashurin, por Peshorja ka nevojë për argëtim dhe liri dhe ska për të qëndruar në rrjetën e Akrepit. Natyra flirtuese dhe marrja e seksit jo me seriozitet e tërbojnë Akrepin sensual. Për sa kohë që Akrepi valon dhe bëhet akoma më xheloz dhe më kërkues, Peshorja ose duhet të nënshtrohet ose të largohet.
Peshorja dhe Shigjetari:
Peshorja stimulohet dëshira e Shigjetarit për aventurë, dhe Shigjetarin e tërheq sharmi i Peshores. Të dy janë shumë romantikë, por kjo cilësi është më dominuese te Peshorja. Peshores do t'i vijë dëshira për t'u stabilizuar në marrëdhënie, më shpejt se Shigjatarit, por për këtë mund të gjejnë zgjidhje. Peshorja joshëse dhe e mençur di si ta mbajë të intriguar dhe ta tërheqë anën intelektuale të Shigjetarit. Ky çift krijon një marrëdhënie plot hare, të lirë dhe të këndshëm.
Peshorja dhe Bricjapi:
Peshoren e tërheq seksualiteti i fortë i Bricjapit, por më tepër nuk ka gjë. Peshorja ka nevojë për lajka dhe vëmëndje, por Bricjapi i mban ndjenjat thellë dhe nuk i nxjerr në sipërfaqe. Peshorja sentimentale, që ka rënë me dashuri me vetë dashurinë, nuk kuptohet nga Bricjapi realist dhe materialist. Peshorja është përtace me natyrë të lirë dhe këto gjëra mund ta ofendojnë Bricjapin që beson te puna dhe te realizimi i saj me çdo kusht. Peshores i pëlqen jeta e natës dhe të shoqërohet, ndërsa Bricjapi ka tendencë të jetë i vetmuar, i rehat me ata pak persona që ka zgjedhur. Kjo është një romancë afat shkurtër.
Peshorja dhe Ujori:
Plogështia e Peshores dhe natyra sensuale e saj trazohet nga jeta mënyra eksperimentale e dashurisë së Ujorit. Këta të dy kanë mundësi të krijojnë një marrëdhënie shumë të bukur, hamonike, shoqërore, që ka interesa artistike akoma dhe në marrëdhënie sociale. Këta të dy më shumë pëlqejnë anën shoqërore të marrëdhënies sesa anën romantike të saj. Peshorja e pavendosur kënaqet nga fakti që Ujori i mprehtë nuk e ka probem të marrë vendime. Me një jetë dashurie të kënaqshme dhe me interesa të përbashkëta në jetë, të gjitha shenjat janë pozitive.
Peshorja dhe Peshqit:
Fillojnë shumë mirë këta të dy përderisa janë të dhemsur dhe sentimentale. Në një farë mënyre janë njëlloj, që të dy duan të imponojnë vizionet e tyre romantike në realitet. Por Peshqit kanë nevojë për dominim, siguri, dhe vëmendje të vazhduar, këtë gjë Peshorja e shikon si diçka të mërzitëshme dhe mbytëse, sepse Peshorja është tip i shoqërueshëm dhe që jeton në grup. Peshqin ndihen të lënë pas dore dhe ankohen dhe grinden. Peshqin ndjejnë se angazhimi i Peshores nuk është i sinqertë dhe se sharmi i Peshores është kryesisht sipërfaqësor. Seksualisht, Peshorja duhet të marrë iniciativën gjë që nuk i pëlqen fare.