Horoskopi i fëmijëve
Peshorja
Pajtueshmëria
Fëmija e shenjës së Peshores mirëkuptohet më shumë kur mamaja është e shenjës së Binjakevë apo e shenjës së Peshores.
Fëmija e shenjës së Peshores mirëkuptohet më shumë kur babai është e shenjës së Ujorit apo të shenjës së Luanit.
Fëmijët e shenjës së Peshores
Nuk janë të vendosur. Kanë aftësi të shikojnë nga të dyja anët e një çështjeje, prandaj për të vendosur është e vështirë për ta. Mësojuni fëmijëve të kësaj shenje të marrin vendime. Janë tërheqës dhe të edukuar. Nuk është e vështirë të rrish me ta por dhe ata zakonisht ju pëlqen të rrinë me njerëz. Sa më shpejt i mësoni të shoqërohen me të tjerët aq më mirë është. Këtyre fëmijëve iu pëlqen shumë bukuria arti i çdo lloji. Mos i lejoni të bëhen dembelë, sepse e kanë atë tendencë, prandaj nëse merren me art apo muzikë ka për ta eliminuar këtë problem. Këta fëmijë kanë nevojë të jenë midis njerëze dhe të ketë shumë shokë. Mos i lejoni të japin premtime që nuk i mbajnë dot. Fëmijët e lindur në shenjën e Peshores harxhojnë shumë kohë dukë u përpjekur të jenë tërheqës dhe të pashëm dhe nuk thonë se çfarë duan me të vërtetë, dhe kjo i bën të nxehen. Mësojuni të jenë të ndershëm dhe të kërkojnë se çfarë duan. Askush nuk mund të jetë si dikush tjetër. I bëjnë të tjerët të ndihen mirë dhe rehat. Janë diplomatët më të mirë dhe shumica e njerëzve ndihen mirë në shoqërinë e tyre.
Deri në 6 muajsh
Fëmijë i lezeçëm, kënaqet me pak
Tërheqës
I pëlqen të jetë midis njerëzve
dhe nuk do të jetë vetëm.
Ka nevojë për rutinë.
Do të ndihet rehat.
Ka nevojë për stimulim vizual dhe zanor.
6 deri në 18 muajsh
Fillon dhe bëhet gjithnjë e më shumë shoqëror
Preferon pastërtine dhe qetësinë rreth e rrotull
Ka shumë mundësi të fillojë të flasë herët
E ka të vështirë të vendosë
18 muajsh deri 3 vjet
Dëshira për të qënë në grup rritet
Interesohet për paraqitjen dhe krahason veten me të tjerët
Zhvillon sensin e të çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është
Ka nevojë për inkurajim sidomos në fushën e vendoshmërisë.
Ka gjërat e tij të preferuara, rroba, lodra, histori, këngë, etj.
3 deri në 6 vjeç
Kupton më mirë rëndësinë e marrëdhënieve njerëzore dhe
eksperimenton me role të ndryshëm.
Fillon të tregojë histori.
Bën klasifikimin e gjërave apo njerzve kush janë të mirë dhe jo.
I interesojnë rregullat si dhe mënyra e duhur për të bërë gjërat.
Ka nevojë për të mësuar se nuk janë gjërat vetëm bardhëezi.