Luani në Dashuri - Kombinimet
Luani dhe Dashi:
Këto janë shenja të cilat kanë një përputhje shumë të mirë në dhomën e gjumit. Ju pëlqejnë të njëjtat gjëra dhe kanë bezdi po të njëjtat gjëra. Megjithatë kjo marrëdhënie ka nevojë të kapërxejë një problem të madh, përplasjen e dy super egove që kanë të dy shenjat, sepse secili nga ata do që të komandojnë këtë lidhje.Duhet të mësojnë të lëshojnë që të dy pe.
Luani dhe Demi:
E drejta e Luanit për të sunduar përplaset me vendosmërinë e Demit për të dalë e tija. Që të dyja janë shënja të qëndrueshme, dhe askush nuk ka për të lëshuar pe. Luani sa vjen dhe zëmërohet dhe Demi akoma dhe më kokfortë.Demi kursimtar tronditet nga shpenzimet që bën Luani. Demi është i kujdesshëm dhe i matur, Luani ekstravagant dhe i gjithanshëm. Demi me kokëfortësi refuzon ti japë Luanit adhurim të vazhdueshëm, dhe Luani është i fokusuar te vetja e tij dhe nuk i jep Demit devotshmërinë që i nevojitet. Luani është shumë më i gjallë dhe energjik nga Demi. Ka mjaft konflikte personaliteti në këtë lidhje.
Luani dhe Binjakët:
Këta të dy pëlqehen mënjëherë sepse iu pëlqejnë që të dyve të njëjtat gjëra. Iu përqen jeta sociale, festat, teatri, shumë shokë. Gjallëria e Binjakëve dhe pavarësia e tyre nxjerr në pah për Luanin Joie de Vivre (gëzimin për të jetuar). Marrëdhënia e tyre është një vrapim pas shumllojshmërive të argëtimeve. Luanit mund të bëhet xheloz për shkak se Binjakët nuk e marrim me seriozitet dashurinë. Luani është më intensiv nga Binjakët që janë shenjë e ajrit. Jeta midis tyre ka për të qënë stimuluese dhe irrituese, por mund të ketë shpresa të rezistojnë nëse Binjakët janë besnikë.
Luani dhe Gaforrja:
Që të dy janë romantikë, por në mënyra të ndryshme. Luani do që marrëdhënia të jetë e shkëlqyeshme dhe eksituese, ndërsa Gaforrja do të jetë kuptomplotë dhe përmbushëse. Luani nuk lodhet shumë si Gaforrja që i merr gjerat më seriozisht. Gaforrja ka nevojë për siguri, qetësi dhe të rrijë në shtëpi. Luani është i vrullshëm dhe endacak dhe do gjithmonë të shfaqet mes njerëzve. Vartësia e Gaforres i pëlqen Luanit, sepse në të ka dhe pak adhurim që kaq shumë Luani ka nevojë. Luani është flakërues në dashuri dhe Gaforrja reagon mjaft mirë, është gjithashtu besnik dhe intensive gjë që i pëlqen Luanit.
Luani dhe Luani:
Kur një mbret dhe një mbretëreshë janë bashkë të gjithë kthejnë kokën pët t'i parë. Ky çift ka pasion të madh i cili është në një shkallë të madhe. Të dy janë romantikë, plot ngjyra, të shumëanshëm në jetë, dhe të pasur me energji seksuale. Pyetja është kush do të jetë ai që do komandojë? Është e vështirë për një Luan të ketë hapësirë për një ego po aq të madhe sa e tija, por pikërisht kjo gjë kërkohet këtu. Secili prej tyre jo vetëm që do të ulet në fron por natyrisht të jetë dhe në pushtet. Dashuri e madhe dhe rivalitet interesant.
Luani dhe Virgjëresha:
Luani tërhiqet nga intelektualizmi i Virgjëreshës, por Virgjëresha nuk e kupton natyrën dramatike të Luanit. Luani nuk merr nga Virgjëresha e rezervuar dhe e ftohtë përgjigjen seksuale që ka nevojë. Virgjëresha është praktike dhe e kursimtare, Luani ektravagant dhe dorëlëshuar. Luani do me të vërtetë ta jetojë jetën në mënyrën më të madhe që ka mundësi, por Virgjëresha është konservative, e kursyer, kritikuese dhe ia prish humorin Luanit. Gjithashtu Virgjëresha nuk do të dominohet. Luani ka nevojë për shumë fjalë të mira, por tendenca e Virgjëreshës është të shpojë egot e fryra. Që të dy duhet të shikojnë gjetkë.
Luani dhe Peshorja:
Ana krijuese e Luanit shkrihet mirë me dobësitë për kërkimet estetike dhe artistike të Peshores. Luani është më shumë i interesuar kryesisht në anën fizike të dashurisë, por gjallëria dhe stili i Luanit ka për ta bërë për vete Peshoren. Peshorja është e pavendosur kështu që natyrisht këtë detyrë e merr Luani. Që të dy janë ekstravagantë dhe iu pëlqen të shkëlqejnë dhe të impresionojnë, por kjo bën që ata të jenë në rivalitet kush e kush fiton më shumë vëmendje. Por në dhomën e gjumit Luani është zot, dhe kjo është çfarë i pëlqen Luanit.
Luani dhe Akrepi:
Krijohet një magjepse seksuale e menjëhershme midis tyre. Por Luani e ka të vështirë të funksionojë me xhelozinë dhe posesivitetin e Akrepit. Akrepi intensiv dhe që digjet në vetvete, është siguresë që nuk duron dot shumë dhe do digjet, ndërsa Luani është më i gjallë dhe ka vetëbesim. Luani mendon se Akrepi është njeri i vështirë dhe me nevrik, Akrepi e konsideron Luanin njeri me pretendime dhe që do të duket. Akrepi nuk e kupton nevojën e Luanit për të qënë gjithmonë në një audiencë që e admiron. Akrepi i pëlqen më shumë të dominojë sesa të admirojë dhe nuk i pëlqen qëndrimi si mbret i Luanit. Seksi nuk është gjithshka.
Luani dhe Shigjetari:
Luani entuziazmohet nga optimizmi dhe natyra e hapur e Shigjetarit, dhe Shigjetarit që i pëlqen të argëtohet është i magjpsur nga natyra djellore dhe këndvështrimi i hapur ndaj jetës. Së bashku ndajnë dëshirën për liri, aventurë, dhe të takojnë njerëz. Të dy janë pasionantë dhe tipa seksualë të zjarrtë, dhe nëse mund të bëjë që Shigjetari të jetë besnik, ky është Luani. Cilësia natyrale e Luanit për të drejtuar nxjerr në pah çfarë besnikërie mund të ketë Shigjetari. Luani është shumë krenar, por ka dhe vetëbesim, kështuqë Shigjetari është mëse i lumtur të lërë Luanin të kapardiset.
Luani dhe Bricjapi:
Luani është romantik, mme natyrë të gjithanëshme dhe mbahet nën fre nga Bricjapi praktik dhe i matur. Që të kanë energji seksuale të pasur por të ndryshme. Luani ka nevojë për joshje në bërjen e dashurisë gjë që nuk mund ta japë Bricjapi. Luani ka për të menduar se Bricjapi është koprac me ndjenjat sepse Bricjapi është i rezervuar, dhe natyra e tij e përmbajtur nuk i jep dot adhurimin që Luani ka nevojë. Askush nuk ka për t'u prapsur për ta lënë tjetrin të dominojë. Ka mjaft konflikte.
Luani dhe Ujori:
Fillimisht ka tërheqje fizike midis këtyre të dy, por tendenca e Ujorit të analizojë dhe kritikojë, ka për të lëkundur vetëbesimin e Luanit dhe të ulë egon e tij. Luani i shikon emocionet ftohta të Ujorit si një refuzim personal. Gjithashtu orgjinaliteti i Ujorit dhe mënyra eksperimentale në dashuri mund ta mërzittë Luanin. Që të dyve iu pëlqen të shoqërohet dhe të njihen me njerëz, por Luani ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes gjë që e bën Ujorin të padurueshëm dhe irrutues. Ujori është shumë i pavarur t'i dedikohet Luanit. Dhe këtu çdo gjë mbaron.
Luani dhe Peshqit:
Luani është pompoz, dominues, Peshqit nuk janë të kësaj bote dhe mistikë. Intrigohen që të dy nga prania e njëri-tjetrit sepse janë kaq të ndryshëm dhe ndryshimet nuk shkrihen mirë. Luani është aktiv, natyrë e hapur e cila nuk harmonizohet me natyrën ëndërrimtare dhe introspeksionin e Peshqve. Luani kërkon duartokitje nga publiku ndërsa Peshqit duan jetën në vatrën familjare. Që të dy duan më shumë ta marrin se të japin. Luani nuk e toleron dot sensitivitetin e tepëruar të Peshqve, por as tendencën për akrivitete ekzotike. Nuk ka për të kaluar shumë dhe Luani ka për të leshuar një hungërimë.
Luani në Dashuri