Horoskopi i fëmijëve - Luani
Pajtueshmëria
Fëmija e shenjës së Luanit mirëkuptohet më shumë kur mamaja është e shenjës së Luanit apo e shenjës së Peshqve.
Fëmija e shenjës së Luanit mirëkuptohet më shumë kur babai është e shenjës së Shigjetarit apo të shenjës së Dashit.
Fëmijët e shenjës së Luanit
Fëmijët e kësaj shënje pëqejnë të trajtohen si mbretër. Nëse i trajton me respekt dhe nder ata kanë për të qënë të hapur dhe të ngrohtë. Duan të bien në sy që nga momenti që hyjnë në një dhomë. Nëse nuk ju bën komplimentet që duan të dëgjojnë, nuk e kanë për gë tju thonë se çfarë lëvdatash duan iu pëlqen. Duan të udhëheqin gjithmonë dhe nuk ka rëndësi për ta se kë qoftë shokët, vëllezërit apo motrat si dhe prindërit. Zakonisht njerëzit nuk e kanë problem të drejtohen nga personat e lindur në shenjën e Luanit sepse shpesh herë janë gazmorë dhe kanë ide të mira. Tamam si mbretërit ata kanë nevojë vetëm për më të mirën në komoditet dhe lluks. Iu pëlqen aktrimi dhe zakonisht janë të sukseshëm në ato që bëjnë. Ata ia arrijnë qëllimit që të bindin këdo të bëjë atë që dëshirojnë ata. Nuk bëjnë asgjë nga ato që mendojnë se nuk kanë për të qënë më të mirët. Kjo është shenja që ndoshta ka besimin më të madh në vetvete. Nuk iu pëlqen ta kenë gabim. Nëse keni për të qortuar një Luan duhet bërë në një mënyrë të tillë që në fund krenaria e tyre të mos cënohet. Nëse nuk flisni me mënyrën e duhur ata do tju sulmojnë dhe nuk kanë më për të dëgjuar se çfarë duhet të ndryshojë. Kanë ego shumë të fortë që duhet ta mbrojnë me çdo kusht. Që të ndihmosh një Luan të ndryshojë sjelljen e tij duhet të filloni duke i thënë çtë mira kanë, pastaj ju tregon se çfarë duhet të ndryshojnë. Ndonjëherë janë të fokusuar vetëm me veten e tyre dhe nuk ndajnë asgjë me asnjë. Papjekuria mund të jetë një problem, një luan duhet lejuar të udhëheqë nëse nga kjo do të përfitojnë të gjithë. Nuk duhet lejuar të kontrollojë dhe dominojë të gjithë për të ndërtuar egon e tij. Të lindurit e kësaj shënje duhet të mësojnë të ndajnë gjërat me të tjerët.
Deri në 6 muajsh
I dashur dhe rrezatues
Zakonisht shumë i shëndetshëm
I pëqen të jetë në qendër të vëmendjes
Thërret nëse nuk i japin atë që do
I fortë fizikisht dhe emocionalisht
I pëlqen vëmendja dhe e qeshura
Më shumë stimulohet nga ana vizuale sesa nga ana akustike
Nuk do ta lënë pas dore
I pëlqen kur i këndojnë dhe fjalët e mira
6 deri në 18 muajsh
I vëmendshëm dhe kureshtar
I pëlqen të eksplorojë dhe të ndajë gjërat me të tjerët
Nuk i pëlqen ta përkufizojnë
Ka nevojë për aprovim
18 muajsh deri në 3 vjeç
Argëtues, të lezeçëm dhe bujarë
Të dasahur dhe të dhimsur
Imitojnë të mëdhenjtë me kukulla dhe kafshë
Janë dramatikë dhe i ekzagjerojnë gjërat
Vajzat e kësaj moshe preferojnë të jenë djem
Zakonisht janë të qeshur por ndonjëherë bëhen nevrikë
Duan të jenë shefi i fëmijëve të tjerë
Me humor i sjell në qejf nëse nuk janë në formë
3 deri në 6 vjeç
Ju pëqen të sillen si të rritur
Ju pëlqen teatri
Bujarë dhe të dashur
Janë të shoqërueshëm
I pëqen të fitojë
Vajzat duan të provojnë se janë po aq të zonjat sa dhe çunat për nga zgjuarsia shpejtësia etj.
Nuk pranojnë të vihet në dyshim aftësia e tyre komanduese
Horoskopi i fëmijëve - Luani