Karakteristikat e Bricjapit | Bricjapi Karakteristikat


Bricjapi
(22 Dhjetor - 19 Janar)

Dualizmi : Magnetik

Elementi : Toka

Veçantitë : Kardinal
Bricjapi është i rezervuar, i matur, i duruar, përdor strategjinë në vend të forcës, kërkon sigurinë, të ketë gjëra, është i disiplinuar, i vendosur dhe i shkathët për të kapur një shans.

Tipari më i mirë : Vendosmëria




Planeti : Saturni, perëndi romake që drejtonte mbjelljen dhe korrjen e grurit. Në kohët e lashta mendohej se ishte planeti më i largët. Në astrologji Saturni përfaqëson pengesat, kufizimet, frenimet, disiplinën, përgjegjësinë.

Simboli : Cjapi

Piktografi  : Simboli i Bricjapit përfaqëson formën V të cjapit dhe bishtin e përdredhur të Peshkut (Cjapi i Detit, i cili ka qënë simboli i lashtë i Bricjapit). Gjithashtu përfaqëson dhe gjurin e njeriut bashkë me kupën e gjurit, e cila është dhe pjesa anatomike që Bricjapi komandon. Në terma simbolike, hieroglifi përbehet nga dy vija të drejta që takohen me njëra-tjetrën, të lidhura me nje rreth dhe një gjysmëhënë; kjo përfaqëson shkrirjen e autoritetit  dhe përgjegjësisë që është e përforcuar si nga energjia dhe nga pasioni.

Moto : Përdor

Polariteti : Gaforrja
Bricjapi është një shenjë me aftësi drejtuese, e karrierës, dhe që dallohet në bashkësi. Të lindurit nën këtë shenjë kërkojnë respekt, lavdërim, aprovim nga të gjithë, por janë të rezervuar emocionalisht në marrëdhëniet personale. Gaforrja, shenja e kundërt e Bricjapit, është shenja e që është e dhënë pas shtëpisë dhe jetës familjare. Të lindurit nën shenjën e Gaforres marrin siguri nga dashuria dhe intimiteti i partnerit si dhe anëtarët e familjes.

Pjesa e trupit : Kockat, kyçet dhe gjunjët. Të lindurit nën shenjën e Bricjapit zakonisht kanë stukturë skeletore të bukur, por mund të kenë probleme me kyçet, reumatizmën si dhe probleme ortopedike.

Dita me fat : E shtuna

Numrat me fat : 2 & 8

Guri i çmuar : Granat, i cili tërheq popullaritetin, vëtevlerësimin dhe dashurinë e vërtetë

Ngjyra : Jeshile e errët, dhe Kafe; Ngjyra klasike, komode të natyrës dhe tokës.

Lulet : Karafili

Pemët : Pisha, Vidhi, Plepi

Metali : Plumbi

Kafsha : Cjapi



Rreziqet : Njerëz të tjerë mund të kenë mëri dhe të ndjehen të fyer për shkak të frohtësisë dhe të fshehtësisë së Bricjapit. Sekrete nga e kaluara shpesh herë përdoren kundra Bricjapit.