Horoskopi i femijeve - Demi
Demi
Pajtueshmëria
Fëmija e shenjës së Demit mirëkuptohet më shumë kur mamaja është e shenjës së Gaforres apo e shenjës së Demit.
Fëmija e shenjës së Demit mirëkuptohet më shumë kur babai është e shenjës së Bricjapit apo të shenjës së Virgjëreshës.
Fëmijët e shenjës së Demit
Fëmijët e shenjës së demit janë shumë të kujdesshëm, të qëndrueshëm dhe praktikë. Ju pëqen rregulli dhe programi në çdo aspekt të jetës së tyre, që nga e ngrëna, e luajtura dhe gjumi. Fëmijëve të shenjës së Demit iu pëlqejnë lodrat dhe gjërat materjale. Duan çdo gjë që mund ta kenë apo ta koleksionojnë. Nxjerrin para që në moshë të vogël, mund të bëjnë akoma dhe detyra (punë) të bezdisshme me gjithë qejf, nëse nxjerrin para. Ka mundësi që të jenë të ngadalshëm në atë që bëjnë por atë që fillojnë e mbarojnë. Janë të besueshëm, dhe e mbajnë fjalën. Besnikëria është shumë e rëndësishme për ta. Janë të ndershëm dhe të qëndrueshëm me familjen e shokët dhe të njëjtën gjë presin nga ata. Këta fëmijë e duan shumë ushqimin dhe rrobat dhe ju pëlqenë gjërat e mira. Mund të kenë zë të bukur dhe ju pëlqen të këndojnë apo të aktrojnë. Ana negative e tyre është se mund të jenë shumë të urtë, kokfortë dhe posesivë. Mund të bëhen posesivë akome me shokët, familjen dhe nuk duan t'i ndajnë me të tjerët gjërat e tyre, si sendet ashtu dhe njerëzit. Kur nxehet një i lidur i shenjës së Demit nuk i kalon lehtë. Ata kanë sensin e tyre të kohës dhe çdo gjë e bëjnë me shpejtësinë e tyre. Nëse përpiqesh t'i nxitosh ata do të ngadalësojnë akoma më shumë. Tamaqarllëku dhe grykësia mund të jetë problem me këta fëmijë. Mësoju atyre të japin dhe t'i ndajnë gjërat me të tjerët dhe të mënjanojnë egoizmin. Nëse një i lindur në shenjën e Demit mëson të kursejë në moshë të vogël, ata bëhen adultë të suksesshëm financiarisht. Kjo është një shenjë që eksploron me anën e prekjes dhe si fëmijë duan të prekin çdo gjë që shohin. Masazhi për këta fëmijë është një qetësues shumë i mirë. Ata janë përqafuesit më të mirë në botë.
Deri në 6 muajsh
Të qetë,
Do që ta mbash në krah
I pëlqen që ta mbështjellësh me pelena
Shumë të ndjeshëm nëse nuk janë rehat
Kanë nevojë për ledhatime
6 deri në 18 muajsh
Reagojnë më mirë nëse i vë orar për çdo gjë
I pëlqën të eksplorojë duke përdorur të gjitha shqisat
Çdo gjë e fut në gojë
Mund t'i pëlqejnë ndonjë lodër për ta përqafuar
Mund të duket pak me i avashtë nga fëmijët e tjerë
18 muajsh deri në 3 vjeç
Vendosmësia dhe kokfortësia fillojnë të shfaqen
Fjala e preferuar është JO
Gjërat e reja më mirë i kupton me piktura
Nuk i pëlqejnë gjërat e papritura
Për çdo ndryshim është mirë të paralajmërohet
Çdo gjë do ta kap me dorë
I pëlqen të punojë në bahçe apo në kuzhinë
3 deri në 6 vjeç
Kënaqatet më lehtë se më përpara
Më eksplorues dhe aktiv
Bëhet konkurrues
Mund të duket më egoist dhe më pak i lumtur
Është i drejtë
Horoskopi i Fëmijëve - Demi