Demi ne dashuri - Kombinimet
Demi dhe Dashi:
Demi dhe Dashi:
Demi nuk është aq i shpejtë sa Dashi por që të dy kanë interes të madh në bërjen e dashurisë. Dashi është emocional dhe Demi është sensual, kanë për të kaluar mjaft mirë për sa kohë kjo marrëdhënie zgjat. Por me kalimin e kohës posesiviteti i Demit ka për t'a mërzitur Dashin. Ata gjithashtu zihen edhe për paratë, Demi është i kujdesshëm dhe konservativ Dashi kokëkrisur dhe dorëlëshuar. Impulsiviteti i Dashit në marrjen e vendimeve e bezdis Demin që është shënjë fikse dhe që nuk i pëlqejnë ndryshimet e befasishme të rutinës. Një marrëdhënie e dashur mund të kthehet në një martesë të vështirë.
Demi dhe Demi:
Kjo nuk është kombimini më tërheqës që ekziston por që të dyja janë krijesa shtëpiake dhe që preferojnë më shumë sigurinë sesa aventurën. Gjithsesi, që të dy duan paratë dhe janë shumë punëtorë, besnikë dhe të dashur. Ajo ka tendencë të jetë më sentimentale se ai, por që të dy janë posesivë, dhe që në këtë bashkim funksionon. Meqë të dy janë shenja toke, dhe të drejtpërdrejtë për nevojat seksuale dhe meqë shenja e Demit është shenja më seksuale e zodiakut, në këtë fushë shkojnë shumë mirë. Mërzia mund të jetë kërcënim. Zgjidhja për këtë është të kenë aktivite apo hobi me shokët jashtë shtëpisë.
Demi dhe Binjakët:
Këto shenja nuk ngjajnë farë në temperament. Demi është i ftohtë, vendosur në mendimet e tij, nuk i pëlqejnë ndryshimet. Binjakët pak të krisur, nuk pushojnë dhe të luhatur. Gjithsesi këtyre mund t'iu duket njëri-tjetri intrigrant. Binjakëve iu pëlqen pasioni i Demit, por me kalimin e koheës instiktet e Demit për siguri dhe stabilitet do të shkelen nga paqëndrueshmëria e Binjakëve. Demi është shenjë që i pëlqen zakoni të shkojë pas avazit të Binjakëve për nevojë të vazhdueshme stimulimesh të reja. Përfundimisht ato që kërkon Demi janë shumë për Binjakët i cili kërkon shpëtim.
Demi dhe Gaforrja:
Këta kanë të shumë të përbashkëta. Që të dyve iu pëlqen shtëpia, janë sentimentalistë dhe shumë seksualë. Demi është i thjeshtë, gjakftohtë dhe në këtë mëyrë përbën një antidodë të mirë për gjendjen shpirtërore të ndyshueshme të Gaforres, vetëm se Demi nuk duhet t'ia thotë gjërat troç Gaforres sepse duhet të marrë parasysh edhe ndenjat e saj. Gaforrja ka nevojë për një njeri të fortë si Demi që të cilin mund të mbështetet, dhe si këmbim ajo i jep Demit besnikërinë dhe ato që ai ka nevojë. Demi është ambicioz për para dhe siguri, Gaforrja ka të njëtit objektivë. Interesa të përbashkët e bëjnë këtë një bashkim harmonik.
Demi dhe Luani:
Luani ka nevojë për lavërime dhe lajka të vazhdueshme, dhe është gjithmonë në garë me Demin. Si pasojë e kësaj Demi përplas thundrat dhe bëhet çdo ditë dhe më i zymtë. Demi ka nevojë për vlerësim ndërsa Luani për adhurim, dhe asnjëri prej tyre nuk merr atë që ka nevojë. Për më tepër Luani është ekstravagant dhe Demi kursimtar. Ekziston një konflikt midis dëshirës së Demit për një program të mirëorganizuar dhe nevojës së Luanit për një ekzistencë më të madhe se jeta. Seksualisht këto dy shenja, janë të kombinuara shumë mirë.
Demi dhe Virgjëresha:
Dashuri me shikim të parë. Që të dyja këto shenja janë shëpiake dhe kanë të njëjtat interesa intelektuale. Këmbëngulja e Demit dhe msndjemprehtësia e Virgjëreshës janë një kombinim i mirë për të patur sukses bashkë. Demi shikon me kujdes shpenzimet dhe kjo gjë i përqen Virgjëreshës kursimtare. Megjithatë këtyre iu mungon ajo që quhet marrja e jetës në mënyrë spontane, dhe asnjëri nga ata nuk i jep rëndësi kësaj. Duhet pak rregullim përsa i përket anës seksuale sepse Demi është më i drejtpërdrejtë dhe duhet të zgjojë njëherë pasionet e fjetura të Virgjëreshës. Por çdo gjë tjetër e kanë të ngjashme.
Demi dhe Peshorja:
Demit i duket Peshorja e ngrohtë, romantike, dhe e gjallë. Peshorja është e lindur të joshë dhe të tërheqë. Demi i qëndrueshëm balancon mosvendosshmërinë e Peshores. Paratë mund të jenë problem sepse Peshorja nuk ka të njëjtin mendim që ka dhe Demi për paratë. Por që të dyve iu pëlqen të kenë gjëra dhe të koleksionojnë objekte të bukura.
Demi dhe Akrepi:
Këto të dyja janë shenjat e kundërta në zodiak, por kanë më shumë të përbashkëta sesa shenjat e tjera që janë të kundërta. Që të dy janë të vendosur dh eambiciozë dhe asnjë nga këta nuk është vagabond. Por ama këtu kemi të bëjmë me dy vullnete të forta, Natyra seksuale pasionante e Demit kur takohen me atë të Akrepit krijon një lidhje të fortë seksuale që mund të themi se bëhet obsesive. Por natyra xheloze e Akrepit, posesiviteti i tij e bën Demit të ziejë nga inati. Kjo marrëdhenie është pasionante si një furtunë, por askush nga këta nuk e ka tolerancën që ta bëjë të zgjasë.
Demi dhe Shigjetari:
Kanë tërheqje të madhe fizike këto dy shenja aq më tepër që pasionet e Demit ndizen nga mënyra e papërmbajtshme e bërjes dashuri të Shigjetarit. Por Demi e ka të vështirë të merret me Shigjetarin i cili e ka mendjen për aventura. Shigjetari e ka jetën të lehtë, më një botëkuptim të lirë dhe ku rafsha mos u vrafsha si për seksin edhe për çdo gjë tjetër, ndërsa Demi është serioz dhe posesiv. Shigjetari nuk do të ketë njeri përsipër. Këtu nuk kemi për të pasur momente të zbehta por shumë grindje. Si marrëdhenie ka për të qënë argëtuese.
Demi dhe Bricjapi:
Brijcapi është një kombinim i mirë për Demin, sepse që të dy kanë pasione të drejpërdrejta dhe të pakomplikuara. Ndoshta nuk do të këtë shumë romancë por do të kënaqen me shumë seks. Kanë të njëjtit objektiva në jetë dhe iu pëlqejnë të njëjtit lloj shokësh. Gjithashtu iu pëlqejnë si paratë dhe siguria. Bricjapi është pak më i fshehtë se Demi, por besnikëria e Bricjapit e bën Demin të ndihet i sigurt. Sensi i humorit të Bricjapit e josh për më tepër Demin. Shënja të mira dhe premtuese për një bashkim të gjatë.
Demi dhe Ujori:
Nuk kanë për të rënë dakort për asgjë. Demi është konservativ, i kujdesshëm, gojëkyçur. Ujori është orgjinal, novator plot jetë. Demi është i epshur dhe pasinant, ndërsa Ujori funkisonon në nivel mendor. Demi e ka të vështirë ta mbajë Ujorin në shtëpi apo të kënaqur me kënaqësitë e jetës shtëpiake. Ujori kërkon për hapje dhe që të shprehet në një marrëdhenie, kurse Demi do komfort dhe siguri. Ujori është vetmitar dhe nuk i do lidhjet që shtrëngohen, herët a vonë ka për të shpëtuar nga Demi posesiv.
Demi dhe Peshqit:
Peshqit ndoshta nuk e kuptojnë dot kënvështrimin materialist për jetën që ka Demi. Por siguria e Demit i pajis Peshqit me spirancën që iu nevojitet për të mos u larguar në detin e tyre personal të fantazisë. Demi punëtor është një shembull i mirë për Peshqit dembelë. Gjithashtu Demi është praktik, i thjeshtë dhe i qetë që i ndihmon Peshqit me ndryshimet e vazhdueshme të humorit. Në dashuri Demi është i devotshëm kurse Peshqit arrijnë deri që ta adhurojnë atë që duan. Peshqit janë sensualë dhe Demi pasionant, funksionon pra për mrekulli.