Horoskopi i fëmijëve - Binjakët
Pajtueshmëria
Fëmija e shenjës së Binjakëve mirëkuptohet më shumë kur mamaja është e shenjës së Peshores apo e shenjës së Binjakëve.
Fëmija e shenjës së Binjakëve mirëkuptohet më shumë kur babai është e shenjës së Luanit apo të shenjës së Ujori.
Fëmijët e shenjës së Binjakëve
Këta fëmijë janë argëtues të mirë. Asnjëherë nuk iu mungojnë fjalët. Në përgjithësi janë shumë inteligjentë dhe ju pëlqen të mësojnë. Edhe për të shkruar e kanë të lehtë. Jepuni libra apo kompjutera për të mos u lodhur vetëm me një aktivitet. Mendjemprehtë dhe humoristë, mund të bëhen aktorë humori shumë lehtë. Janë shumë të mirë më fjalët dhe mund të shesin çdo gjë dhe çdokujt. Keni për të vënë re se shumë shitës të mirë janë të shenjës së Binjakëve. Ju pëlqen të lexojnë dhe kanë nevojë për shumë libra për shumë tema që të jenë të gëzuar. Mund të flasin aq shumë saqë mund t'i largojnë tutje të tjerët. Mërzia mund t'i bëjë ata nervozë dhe tekanjozë. Kanë nevojë për aktivitet fizik, prandaj aktivizojini në kurse kërcimi, gjimnastikë dhe gjëra të këtyre fushave. Kanë nevojë të lëvizin trupin aq herë sa lëvizin gojën. Por nga ana tjetër mos ju jepni shumë gjëra përnjëherësh sepse nuk kanë për të mësuar asgjë ta bëjnë ashtu siç duhet. Kanë duar gjymtyrë dhe mushkëri të ndjeshme. Gjithashtu tendencë për disleksi, si dhe çrregullime nervore dhe probleme në të folurën. Gjëja më e mirë që mund t'ju mësoni këtyre fëmijëve është të përfundojnë deri në fund gjërat që nisin dhe të fokusohen te çfarë kanë përpara.
Deri në 6 muajsh
Komunikon menjëherë duke përdor kontaktin me sy dhe zërin
I pëqen të bashkëveprojë
Shumë i vëmendshëm.
I pëlqen t'i flasin dhe të dëgjojë zërin e njerëzve.
Reagon mirë nga e qeshura si dhe loja me pasqyrën.
6 deri në 18 muajsh
Kurioz dhe i zhurmshëm
Gjithnjë në lëvizje.
Nuk ka shumë durim në një gjë dhe i pëlqen shumllojshmëria.
Mëson nëpërmjet përsëritjes dhe bisedimit.
Ka shumë mundësi të flasë dhe ecë herët.
I duket gjithshka tërheqëse dhe stimuluese.
18 muajsh deri në 3 vjeç
Do vëtëm të lëvizë.
Fillon të bëjë shumë gjëra në të njëjtën kohë.
Pret që njerëzit të jenë të ndershëm.
Bëhet i paparashikueshëm
3 deri në 6 vjeç
Vazhdon të bëhet jetë kureshtar, i lëvizshëm dhe i paqëndrueshëm.
Fjalët e preferuara janë pse dhe si.
Imiton shumë dhe i zhvillohet afrësia folëse.
Fillon të zhvillojë aftësi debatuese dhe negociuese.