Binjaket ne dashuri - Kombinimet

Binjaket ne dashuri - Kombinimet

Binjakët dhe Dashi:
            Këta janë një çift energjik dhe mund të bëhen si shokë edhe të dashur. Këtyre iu pëlqejnë aktivitetet, shumllojshmëritë, e pëlqejnë humorin e njëri-tjetrit dhe jeta sociale. Dashi ka për të qënë ai që do të marrë vendimet sespe Binjakët kanë problem në këtë aspekt. Do të dëfrejnë shumë në dhomën e gjumit sepe që të dy janë mjaft entuziastë për seksin. Dominimi i Dashit është i nevojshëm për Binjakët, por dhe natyra endacake e Binjakëve ka për ta mbajtur në interes të vashduar Dashin.

Binjakët dhe Demi:
            Një lidhje që nuk premton shumë, edhe pse që fillim Demi reagon mirë ndaj vezullimit të Binjakëve dhe Binjakët i tërheq drejpërdrejtshmëria e pakomplikuar e Demit. Por Demi do një jetë stabël (të qëndrueshme) dhe me program, ndërsa Binjakët mërziten lehtë dhe kërkojnë ekperienca të reja. Demit i pëlqen shtëpia ndërsa Binjakët i tërheq rruga e hapur. Binjakët ndihen sikur Demi po i fut në rrjetën e tij ndërsa Demi posesiv nuk i duron dot dëfrimet që Binjakët bëjnë me të tjerët. Pasioni ftohet.




Binjakët dhe Binjakët:
            Nuk keni për të gjetur çift më tërheqës, më të gjallë dhe më të zjarrtë se ky. Këta të dy asnjëherë nuk do t'a mërzitin njëri-tjetrin sespe interesohen për çdogjë. Kanë ritëm të shpejtë dhe as që duan të ngadalësojnë. Janë bisedues fashinantë kanë shumë shokë, dhe së bashku kanë për të dëfryer shumë çdo gjë është argëtuese për ta si lojrat dhe seksi. Por gjithashtu çifri është sipërfaqësor dhe i paqëndrueshëm. Kur dalin nga dhoma e gjumit çdo gjë bëhet kaotike akoma dhe për vetë Binjakët.

Binjakët dhe Gaforrja
            Gaforrja plot pasion i përmbush nevojat fizike të Binjakëve dhe hareja e Binjakëve ndriçon natyrën e Gaforres. Por tendenca e Binjakëve për të luajtur me dashurinë mund ta lëndojë Gaforren që është shumë e ndjeshme. Binjkët që flirtojnë e bëjnë Gaforren të ndihet e pasigurtë dhe marrëdhënia bëhet e paqëndrueshme. Këta të dy kanë shumë pak të përbashkëtaa për një marrëdhënie afat-gjatë. Gaforrja ka nevojë për siguri dhe jetë shtëpiake, dhe Binjakët as që duan të jenë të lidhur. Binjakët nuk kanë fare durim për ndryshimet e humorit të Gaforres, dhe gjuha e gjatë e Binjakëve mund të lëndojë egon e brishtë të Gaforres. Nuk ka për të shkuar gjatë kështu.

Binjakët dhe Luani:
            Një çift i dashur që me të vërtete kalojnë mirë bashkë. Binjakët lozonjarë gjejnë një partner që reagon pozitivisht ndaj tyre. Vetëbesimi i Luanit bën që Binjakët të mos flisrojnë me të tjerët. Por prirja e Binjakëve të gjëra qesharake mund ta bezdisë Luanin mbret, dhe se Luani ka nevojë për më shumë adhurim nga çka ndër mend Gaforrja t'i japë. Kur janë në grup duan kush e kush tja kalojë tjetrit dhe të bëjnë për vete të tjerët, por kjo gjë kalon plot argëtim. Që të dyve iu pëlqen të qeshin, dhe në kevat do të nxjerrë xixa. E çduan më shumë këta?

Binjakët dhe Virgjëresha:
            Që të dy komandohen nga planeti i Mërkurit dhe e botën e shikojnë nga ana mendore. Por ngjashmëritë mbarojnë këtu. Sepse janë të ndyshëm në shumë aspekte. Virgjëresha i konsideron Binjakët të hallakatur dhe të papjekur. Binjakët mendojnë se Virgëresha është i mëzitur dhe i fiksuar. Të qënit analitikë për Virgjëreshën është diçka shumë indiferente për Binjakët. Virgjëresha e shikon jetën sociale të Binjakëve si sipërfaqësore dhe humbje kohe. Virgjëresha është kritik kurse Binjakët janë pa takt.Pasioni fillon dhe bie ndërsa jeta seksuale sa vjen e frohet. Binjakët fillojnë të mendojnë të largohen.

Binjakët dhe Peshorja:
            Këto dy shenja përshtaten shumë mirë me njëra-tjetrën si intelektualisht por edhe në fushat e tjera. Janë partnerë që stimulojnë njëri-tjetrin dhe iu pëlqen marrëdhënia dashurore e shkujdesur. Askush nga këta është person që do të dalë e tija dhe ka shumë gjasa të bien dakord me çdo gjë. Janë të dashur, iu pëlqen të argëtohen, iu pëlqen jeta sociale dhe të udhëtojnë. Seksualisht janë që të dy të entuziastë dhe asnjëri nuk është xheloz apo që kërkon shumë. Peshorja i vete Binjakëve pas dëshirës së tyre për eksperiment. I vetmi problem i tyre është se që të dyve iu pëqen të harxhojnë para, por përsa i përket të tjerave janë një lidhje perfekte.

Binjakët dhe Akrepi:
            Imagjinata e Binjakëve dhe dinamizmi i Akrepit e bën këtë një kombinim të mirë nëse këta e gjejnë mënyrën e komunikimit. Akrepi është sensual, pasionant, tepër kërkues, xheloz, i pandryshueshëm. I linduri në shenjën e Binjakëve është i ndryshueshëm, pak i krisur, sipërfaqësor, i paqëndrueshëm dhe i shkujdesur. Binjakët janë një krijesë sociale kurse Akrepit i pëlqen privatësia. Natyra dyshuese e Akrepit është pak bezdi për qëndrimin shoqëror të Binjakëve. Mund të kenë probleme.

Binjakët dhe Shigjetari:
            Këto janë shenja të kundërta në zodiak dhe tërhiqen ndaj njëri-tjetrit si magnet. Veçanërisht këtyre iu pëlqen më shumë mendja e njëri-tjetrit, sepse që të dy kanë interesa të shumta dhe të shumllojshme. Shigjetari është më intelektual, dhe Binjakët më social. Që të dy nuk rrinë dot në një vend dhe kanë nevojë për liri. Seksualisht mund të zhgënjehen sepse asnjë nga këta nuk është demostrativ dhe Binjakët menjëherë fillojnë të kritikojnë. Kjo marrëdhënie ashtu siç filloi impulsivisht ashtu dhe mund të përfundojë.

Binjakët dhe Bricjapi:
            Binjakët spontanë janë të ndyshëm nga Bricjapi konservativ dhe të qëndrueshëm. Bricjapi shqetësohet përsigurinë ndërsa Binjakët grinden se po humbasin lirinë. Rregulli dhe rutina e bëjnë Bricjapin të kënaqur, gjë që shushat Binjakët. Botëkutimi i kthjellët i Bricjapit frenon qejfin e Binjakëve. Kjo marrëdhënie nuk është e tensionit të lartë por Binjakët mund të ndihmojnë Bricjapin të zhvillojë potencialin sensual.

Binjakët dhe Ujori:
            Binjakët e gjithanshëm dhe Ujori novator kalojnë shumë mirë. Kanë të njëjtën shije për gjërat e reja, udhëtimet, dhe të takojnë njerëz të rinj. Meqë të dy janë të paparashikueshëm gjërat nuk mund të shkojnë gjithmonë lehtë. Por dashuria i mban gjërat të shkojnë mirë, sepse Ujori adhuron zgjuarsinë humorin dhe gëzimin e mirë të Binjakëve. Nëse Binjakët janë të paqëndrueshëm apo të ndryshueshëm, Ujori e kupton. Nëse marrëdhenia për ndonjë arsye mbaron, këta qëndrojnë akoma shokë. Në martesë këta të dy janë të dashur e të devotshëm sesa pasionantë.

Binjakët dhe Peshqit:
            Niveli i pasionit është i lartë, por edhe problemet. Peshqit emocionalë preken lehtë nga Binjakët që nuk mendojnë shumë. Binjakët janë lozonjarë por dhe shejtanë gjë që Peshqit e ndjeshëm mund t'i lëndojë. Secili nga këta të dy mashtron në mënyrën e tij. Binjakët shtiren, ndërsa Peshqit nuk duan t'ia dinë për realitetin. Binjakët kanë nevojë për liri dhe prepektiva të reja. Peshqit kanë nevojë për adhurim të pafund. Peshqit nuk ndihen të sigurtë me Binjakët bredhacakë, dhe përpiqet t'i mbledhë gjërat. Atmosfera klistofobike bën për Binjakët të vështirë të marrin frymë.