Karakteristikat e Ujorit


Ujori
(20 Janar - 18 Shkurt)

Dualizmi : Energjik

Elementi : Ajri

Veçantitë : Fikse
Ujori është kategorik, i pavarur, progresiv, analitik, orgjinal, shpikës me opinione të prera.

Tipari më i mirë : Mirëdashësia




Planeti : Urani, Perëndia e lashtë greke e qiellit, komandanti i parë i universit. Ishte planeti i parë modern që u zbulua në 1781. Në astrologji Urani është planeti i ndryshimit, përçarjes, orgjinalit dhe të papriturës. Komandon shpikjen, aerodinamikën, dhe shkencat moderne.

Symboli : Shtambëmbajtësin. Duke shpërndarë një dhuratë që jepet falas dhe njëlloj të gjithëve; përfaqëson krijimin dhe dhënien e jetës. Uji që shtambëmbajtësi derdh, simbolizon të vërtetën që e jep falas në botë.

Piktografi  : Herogrifi simbolizon ujin që rrjedh nga shtamba e Ujorit. Gjithashtu është një pikturë e nyjës së këmbës në lëvizje, e cila është dhe pjesa trupore që Ujori komandon. Në terma simbolikë shenjat zig-zag përfaqësojnë energjinë elektrike, mendimin universal, dhe mençurinë e të ardhmes.

Fraza : Di

Polariteti : Luani
Ujori është shenja e shpresës dhe e ëndrrave, e shoqërisë dhe e dëshirave. Të lindurit nën shenjën e Ujorit kanë tendencë të jenë humanitarë idealistë, që iu interesojnë çështjet e mëdha të botës, por ama janë të shkëputur nga marrëdhëniet e tyre personale. Luani që është dhe shenja e kundërt, është shenja e kënaqësisë, dhemshurisë dhe lidhjeve dashurore. Të lindurit nën shenjën e Luanit kërkojnë argëtim dhe tja kalojnë mirë që të jenë të lumtur, kanë nevojë për lidhje të afërta me të tjerët dhe kanë tendencë të dominojnë në marrëdhënie.

Pjesa e trupit : Sistemi i qarkullimit të gjakut, kërcinjtë dhe kyçet. Të lindurit nën shenjën e Ujorit janë të prirur ndaj ndrydhjeve të kyçeve dhe thyerjeve; gjithashtu
mund të kenë variçe dhe probleme me arteriet.

Dita me fat : E mërkura

Numrat me fat : 1 & 7

Guri i çmuar : Ametist, i cili sjell besnikëri në dashuri dhe jep dhuratën e parashikimit.

Ngjyra : Blu elektrike, ngjyra e qartë e qiellit.

Lulet : Orkide

Pemët : Pemët frutore

Metali : Uraniumi

Kafsha : Shpendët e mëdhenj.

Rreziqet : Të lindurit nën shenjën e Ujorit janë novatorë, orgjinalë, ekscentrikë dhe shpesh herë sulmohen nga njerëz me mendje të ngushtë. Ujori ka tendencë të gjendet në situata të pazakonta, dhe të bëjë dallavere me lloj lloj njerëzish.