Horoskopi i fëmijëve - Ujori

Horoskopi i fëmijëve - Ujori


Pajtueshmëria

Fëmija e shenjës së Ujorit mirëkuptohet më shumë kur mamaja është e shenjës së Ujorit apo e shenjës së Peshqve.
Fëmija e shenjës së Ujorit mirëkuptohet më shumë kur babai është e shenjës së Peshores apo të shenjës së Binjakëve.



Fëmijët e shenjës së Ujorit
Këta fëmijë duken pak si të çuditshëm dhe të pazakontë. Të jënë të ndryshëm është specialiteti i tyre. Mund të jetë në të veshur, në mendime apo dhe në sjellje. Këta fëmijë kanë mendje krijuese. Këta kanë nevojë për liri më tepër se çdo shenjë tjetër. Kompjuterat i mund tju hynë në punë këtyre fëmijëve që në moshë të vogël. Ju tërheq vëmendjen çdo gjë që ka lidhje me teknologjinë. Të jenë dramatikë dhe spontanë është specialiteti i tyre. Nëse këta fëmijë mërziten me rutinën kini kujdes sespe mund të fillojnë të hynë në telashe thjesht për të patur pak argëtim në jetë. Humanizmi është fjala kyç për këta fëmijë, iu dhimbsen si njerëzit ashtu dhe kafshët. Ata duan të bëjnë çfarë është e mirë për njerëzimin. Janë të ftohtë si natyrë dhe nuk kërkojnë shumë vëmëndje apo dhemshuri, dhe mund të mos e çajnë shumë kokën për njerëzit në marrëdheniet personale. E kanë problem të lidhen me projekte apo me njerëz. Duhet të mësohen që të qëndrojnë me gjërat deri sa të kompletohen. Bëjnë shokë shumë shpejt. Por mësojuni që të mos i lënë pas dore shokët po aq shpejt. Kini kijdes për ta kur arrijnë moshën e adoleshencës. Mësojuni që të nderojnë që të gjithë njerëzit, dhe jo vetëm një respektojnë vetëm një grup idesh, besimesh apo normash; dhe në këtë mënyrë ata do të bëhen edhe humanitarë por edhe të interesohen për njerëzit në mënyrë individuale.

Deri në 6 muajsh

Plot dritë dhe jetë.

Të vëmëndshëm edhe reagojnë mirë
si ndaj njerëzve edhe objekteve.
Ju pëlqejnë surprizat
I pëlqen t'i flasin
Nuk përqëndrohen lehtë
Nuk i pëlqen të mos jetë rehat(fizikisht)

6 deri në 18 muajsh

Sa vijnë e bëhen më kureshtarë për ambjentin që i rrethon
Kuriozë dhe të palodhur
Nuk ka frikë dhe duhet ruajtur që të mos vritet.
Mund të fillojë të ecë dhe flasë shumë herët
Ka nevojë për hapësirë, stimulim, ta vëzhgojnë, ta mbështesin
dhe që dikush ndodhet pranë tyre.

18 muajsh deri në 3 vjeç

Kurioziteti rritet
Ka mendje analitike dhe do të kuptojë sesi funksionojnë gjërat
Do të ishte ide e mirë të luante me pazëll.
Fillon të shoqërohet dhe me te tjerët.
Sjellja mund të bëhet e paparashikueshme
Ta mësosh të vejë në banjë mund të jetë shumë e vështirë
Në këtë fazë ka nevojë për sqarime të qarta.

3 deri në 6 vjeç

Kalon mirë në kopësht se i pëlqen të shoqërohet.
Është vazhdimisht kurioz
Në këtë moshë ka nevojë të ketë stimulim mendor,
të punojë në grup, kohë të qetë, pak kufizime.
Nuk i pëlqejnë kufizimet sepse i duket sikur është
i izoluar apo i përjashtuar.



Horoskopi i fëmijëve

Ujori