Peshqit dhe Dashi
Peshqit sensualë i tërheq pasioni dhe dinamizmi i Dashit, dhe dëshira e Peshqve të japin dashuri e lajkaton Dashin. Imagjinata dhe natyra misterioze dhe joshëse e Peshqve nxjerr një sensivitet dhe romantizëm te shenja agresive e Dashit. Dashi ka për t’u marrë me marrjen e vendimeve dhe ka për të luftuar për Peshqit, dhe kjo është pikërisht çfarë janë duke kërkuar Peshqit. Dashi kokfortë do të dominojë, por Peshqit këtë gjë nuk e kanë problem sepse atyre iu pëlqen të kenë dikë ku të mbështeten. Ajo që nuk ju pëlqen peshqve është tendenca e tyre për të kritikuar. Por kjo marrëdhënie ka nevojë dhe për takt.
Peshqit dhe Demi
Demi është një figurë e fortë, autoritare që mund të ofrojë siguri dhe stabilitet për Peshqit e luhatur. Gjithashtu prirjet artistike të Demit fuqizojnë imagjinatën krijuese të Peshqve. Peshqit do të forcojnë dëshirën e Demit për komoditet dhe së bashku kanë për të patur një sfond luksoz për dashuri. Që të dy janë shumë pasionantë dhe sensualë por Peshqit janë më të paqëndrueshëm dhe emocionalë se shenja e Demit. Posesiviteti i Demit i bën Peshqit të ndihen të sigurtë, Demi është shumë praktik dhe me këmbë në tokë për të kënaqur natyrën romantike të Peshqve. Ky ndoshta është i vetmi problem nëse gjejnë zgjidhje, çdo gjë është pikë fare.
Peshqit dhe Binjakët
Peshqit tërhiqen nga mençuria e Binjakëve për të komunikuar, dhe Binjakët i tërheq bota misterioze e Peshqve. Por ky kombinim është i paqëndruar dhe mund të shpërthejë. Peshqve nuk ju pëlqen paqëndrueshmëria dhe moskokëçarja e Binjakëve. Binjakëve nuk ju pëlqen endërrimet dhe emocionalizmi i Peshqve. Peshqit e pasigurtë janë posesivë dhe ngjiten pas, ndërsa Binjakët duan t’ia kalojnë mirë, sa andej këndej. Në mënyra të ndryshme secili është i lëkundur dhe i paqëndrueshëm, Peshqit nuk kanë një orientim të caktuar, ndërsa Binjakët shkojnë në shumë drejtime. Që të dy kanë nevojë për partnerë më dominues.
Peshqit dhe Gaforrja
Peshqve i pëlqejnë sensualiteti dhe seksualiteti i Gaforres. Kjo dyshe romantike i bën këta të dy të kenë pasion, sensitivitet, ndjeshmëri te njëri-tjetri. Peshqin nuk e kanë problem nëse të gjitha vendimet i merr Gaforrja, merakosja e Gaforres për siguri dhe stabilitet financiar ofron një qëndrueshmëri praktike. Këta të dy janë sentimentalistë dhe iu pëlqen jeta familjare në shtëpi. Gaforrja besnike i dedikohet ekskluzivisht Peshqve, dhe Peshqit e adhurojnë Gaforren. Një çift mjaft kompatibël.
Peshqit dhe Luani
Tendenca e Peshqve që më shumë të mendojë sesa të veprojë e bezdis Luanin, që i konsideron Peshqit të shpëlarë. Këto dy shenja nuk kanë të përbashkëta. Peshqit janë të turpshëm, të rezervuar, dhe të brishtë, ndërsa Luani është arrogant, guximtar dhe dominues. Që të dy reagojnë emocionalisht por Luani shpërthen ndërsa Peshqit tërhiqen në fantazinë e tyre personale. Luani nuk e toleron natyrën ëndërrimtare dhe sensitivitenin e Peshqve. Luani që është shumë i shoqëruar ka nevojë të japë dhe të marrë ndërsa Peshqit kërkojnë ekskluzivitet. Luani i pëlqen të bredhë, Peshqit nuk duan. Ky kombimin është si zjarri dhe uji ku nuk bashkohen dot.
Peshqit dhe Virgjëresha
Natyra e dhimsur e Peshqve e intrigon Virgjëreshën fillimisht, por këto dy personalitete janë të kundërta në çdo raport. Virgjëresha, është shenjë e mendjes dhe nuk ka besim te ndjenjat, ndërsa Peshqit e kanë të komanduar jetën më shumë emocionalisht sesa mendërisht. Virgjëresha e rezervuar dhe kritikuese nuk kënaqet seksualisht dhe kur fillon refuzimi i Virgjëreshës shfaqet pasiguria e Peshqve. Virgjëresha nuk i jep dot Peshqve dot romancën që Peshqit kanë nevojë, dhe Peshqit janë shumë të paqëndrueshëm për Virgjëreshën këmbëngulëse. Vigjëreshës nuk i pëlqen varësia e Peshqve. Një lidhje e vështirë.
Peshqit dhe Peshorja
Këta janë që të dy të dashur, krijues, dhe me prirje artistike dhe pëlqehen menjëherë. Por Peshqit kanë nevojë për mbështetje emocionale dhe këtë nuk kanë për ta gjetur te Peshorja. Peshorja do romancë dhe harmoni, por nuk do përgjegjësi të asnjë lloji. Që të dyve ju pëlqen lluksi dhe jetesa në shtëpi, por Peshqit janë mjaft dembelë për të nxerrë para dhe Peshorja shumë ektravagante për t’i shpenzuar. Peshorja ka shumë hobi që nuk kanë lidhje me Peshqit dhe ndihet e mbytur nga Peshqit. Thjesht si një marrëdhënie fizike nuk mjafton për të patur shumë vazhdimësi. Por për sa kohë që do vazhdojë ka për të qënë një marrëdhënie gazmore.
Peshqit dhe Akrepi
Peshqit gjejnë partnerin e tyre te kjo shenjë. Akrepi ka për të qënë një bashkim seksual i thellë dhe eksitues për Peshqit dhe Peshqit i japin mbështetje emocionale, fuqi dhe mundësi për të drejtuar. Xhelozia e Akrepit dhe posesiviteti i tij nuk i bezdisin Peshqit, në fakt i bën të ndihen të dashuruar. Vartësia e Peshqve është tamam ajo gjë që Akrepi kërkon. Këta të dy kanë në bashkim të veçantë por kryesisht në nivelin sensual. Të dy kanë sensin e mistikes dhe të gjërave të pazakonta. Kjo është një lidhje ideale.
Peshqit dhe Shigjetari
Këto dy shenja marrin flakë në dhomën e gjumit por kompabiliteti dhe të përbashkëtat përfundojnë aty. Peshqit janë ëndërrimtarë dhe imagjinojnë, dhe nuk janë shumë të drejtuar në kryerjen e veprimeve, ndërsa Shigjetarit i pëlqejnë aktivitetet e vazhduara. Shigjetari i pavarur, është shumë endacak për të kënaqur nevojën e Peshqve për vëmendje dhe devotshmëri. Gjuha e mprehtë e Shigjetarit ka për të lënduar sensibilitetin romantik të Peshqve. Peshqit duan intimitet por që vazhdimisht ngatërrohet nga kundërshtimi i Shigjetarit për të qënë i lirë dhe nga kërkesat emocionale që Peshqit kërkojnë. Peshqit janë të varur dhe ju pëlqen jeta familjare, por Shigjetari aventurier që nuk pushon kurrë nuk do të rrijë për shumë kohë në shtëpi.
Peshqit dhe Bricjapi
Këta dy njerëz të ndryshëm e kënaqin njeri-tjetrin. Bricjapi është i fortë, me personalitet dominues dhe është ajo gjë që Peshqit kërkojnë. Peshqin ndihen të sigurtë dhe Bricjapin praktik dhe të vendosur, që i merr gjërat përsipër dhe merr vendime. Si këmbim Peshqit sjellin në frymë romance dhe idealizmi në mënyrën e thjeshtë të botëkuptimit të Bricjapit. Bricjapi lumturohet nga bujaria, lëvdatat dhe dhemsuria e Peshqve. Bricjapi nuk i thotë lehtë me fjalë ndjenjat e tij të thella, por Peshqit intuitivë e perceptojnë pasionin dhe besnikërinë e Bricjapit. Dhe në dhomë e gjumit kalojnë shumë mirë, dhe ndryshimet e tyre plotësojnë njëri-tjetrin.
Peshqit dhe Ujori
Erotizmi romantik i Peshqve e inspiron Ujorin të ekperimentime në fusha të reja. Seksualisht kjo lidhje mund të jetë argëtuese sepse që të dy kanë dëshirë për aventura por në mënyra të ndryshme. Puna qëndron se Ujori është i shkëputur, dhe interesohet në idera dhe e shikon botën si tërësi, ndërsa Peshqit interesohen në plotësimin sensual. Përfundimisht Ujori që është shenjë sociale do dalë jashtë për t’u shoqëruar me të tjerë por këtë gjë Peshqit nuk e pranojnë. Ujori i pavarur ka nevojë për liri dhe me kalimin e kohës bezdiset nga lufta që bëjnë Peshqit për ta mbajtur të mbyllur në shtëpi.
Peshqit dhe Peshqit
Nëse të gjitha problemet e jetës mund të zgjidheshin në dhomën e gjumit këta do të ishin shumë të lumtur, por që të dy kanë nevojë për atë që tjetri nuk ka. Që të dy janë me vullnet të dobët, të varur, dhe emocinalisht zbrazin njëri-tjetrin. Që të dy kanë tendence të zhyten në një pellg vetëkeqardhjeje dhe negativiteti, dhe e çojnë njëri-tjetrin në konfuzion. E kanë të vështirë të përballojnë realitetin praktik dhe nuk është asnjë nga ata partner i fortë t’i shtyjë në drejtimin e duhur. E kanë të vështirë.