Virgjëresha në dashuri - Kombinimet


Virgjëresha në dashuri - Kombinimet


Virgjëresha dhe Dashi:
            Virgjëresha in intrigohet nga fuqia dhe besimi i Dashit, por Virgjëresha është e matur dhe shumë shpjet ka për t'u përplasur me personalitetin plot ngjyra të Dashit. E kanë të vështirë të komunikojnë, sepse Virgjëresha do të flasë ndërsa Dashi do të veprojë. Më pasionante kanë për të qënë grindjet sesa dashuria midis këtyre të dy. Dashi shikon Virgjëreshën di pengues dhe frenues, Virgjëresha konsideron Dashin impulsiv dhe të papërmbajtur. Dashi është pompoz dhe i pëlqen jeta sociale, Virgjëresha është i lumtur me shukë të qetë dhe intelektualë. Dashi është gjithashtu tipi që nxerr më shumë në pah anët më negative të Virgjëreshes si grindavece dhe kritikuese.



Virgjëresha dhe Demi:
            Virgjëresha është analizues ndërsa Demi është i ndjeshëm, por pasionet e forta të Demit mund të ndezin Virgjëreshën. Dhe nëse ndodh kjo bëjnë dashuri shumë të bukur. Praktikë, realistë që të dy këta kanë mjaft të përbashkëta. Të dy përpiqen të ndërtojnë një të ardhme të sigurtë, iu pëlqen jeta në shtëpi si dhe paratë. Botëkuptimi racional i Virgjëreshës dhe këmbëngulja e Demit janë kombimin i mirë për të nxjerrë para. Urime një lidhje interesante.

Virgjëresha dhe Binjakët:
            Tërhiqen nga njëri-tjetri nga interesi i përbashkët për ide intelektuale. Që të dy kanë mendje aktive por ky raport përfundon këtu. Natyra dashurore e Binjakëve është shumë impulsive dhe e paqëndrueshme t'i përshtatet Virgjëreshës. Binjakët e shohin Virgjëreshën të fiksuar ndërsa Virgjëresha i konsideron Binjakët si të papërgjeshëm dhe adoleshëntë. Binjakët kanë nevojë për liri të ndjekin hobi të ndyshëm. Virgjëresha e urren këtë gjë, do të ankohet dhe do të përpiqet të dominojë. Binjakët kanë për të kthyer shikimin për partnerë të tjerë.

Virgjëresha dhe Gaforrja:
            Një marrëdhënie stimuluese, sepse  që të dy ndezin sensualitetin që secili ka në brendësi të vetvetes. Gaforrja nuk është shumë energjike gjë që i shkon për shtat Virgjëreshës. Dhe pak vemëndje nga Gaforrja është akoma më mirë për Virgjëreshën. Gaforrja është e dashur, e dhimsur, sentimentale dhe bën që virgjëresha të ndihet e sigurtë. Këtij çifti gjithashtu i pëlqen paraja dhe rehatia shtëpiake, dhe vartësia e Gaforres përshatet në mënyrë perfekte Virgjëreshën mbrojtëse. Anët negative janë se që të dyja këto shenja kanë tendencë të jenë kritikuese. Ana pozitive është se nxjerrin njëra-tjetrën nga guacka.

Virgjëresha dhe Luani:
            Luani jashtëzakonisht fizik nuk i përshtatet Virgjëreshës që s'i pëlqen vrulli i Luanit. Pasiviteti i Virgjëreshës dhe natyra e rezervuar e saj e bëjnë të ndihet i dështuar Luani, dhe kjo gjë çon në grindje. Virgjëresha nuk është shumë i gatshëm të japë lëvdata dhe Luani veç me lëvdata rron. Luani është dorëlëshuar, por Virgjëresha kursen edhe qindarkat. Janë që të dy të pavarur, por Luani e tregon këtë gjë në mënyrë më tekanjoze kurse Virgjëresha është më private. Virgjëresha thjesht nuk do të dominohet nga Luani tiranik, dhe gjithmonë është në mbrojtje. Kjo marrëdhënie ka afat të shkurtër.

Virgjëresha dhe Virgjëresha:
            Çdo gjë shkon vaj nëse këta perfeksionistë (ata që i duan gjërat perfekte) mboshtin instiktet e tyre për të gabime dhe difekte. Faktikisht këta nxjerrin në pah anët më të mira të njëri-tjetrit. Janë të përgjegjshëm, sensitivë, inteligjentë dhe e marrin dashurinë seriozisht. Kanë të përbashkët pasionet e mendjes dhe nuk kanë për ta mërzitur njëri-tjetrin kurrë. Të dy mendojnë se ka gjëra më të rëndësishme në jetë se seksi, dhe akoma në krevat mund të rrinë dhe të bisedojnë. Ndosha do të ketë një garë se kush është ai që komandon, por kanë kaq shumë të përbashkëta saqë kjo nuk ka aq rëndësi.

Virgjëresha dhe Peshorja:
            Peshorja është shumë mendjelehtë dhe e cekët për shijen e Virgjëreshës. Peshores i pëlqen të shpenzojë para, të shkojë në festa dhe të jetë në qendër të vëmendjes. Virgjëresha kritikuese bën që Peshorja të ndjejë se Virgjëresha nuk e do. Peshorja mund të ndezë sensualitetin e fshehur të Virgjëreshës, por personalitetet e tyre janë shumë të ndryshëm që të përshtaten bashkë. Virgjëresha do përpiqet ta mbajë nën fre dhe dominojë Peshoren e paqëndrueshme dhe që e ka mendjen të bredhë. Virgjëresha është e rezervuar dhe praktike gjë Peshorja e shikon si dështim personal. Shumë shpejt Peshorja do largohet në kërkim të partnerëve që iu pëlqen më shumë të zbaviten.

Virgjëresha dhe Akrepi:
            Akrepi sensual përpiqet ta joshë Virgjëreshën në aventura më të guximshme seksuale. Virgjëresha është i kënaqur se Akrepi është posesiv, shumë besnik dhe bën që Virgjëresha të ndihet më se e duan dhe e mbrojnë. Admirojnë gjithashtu mendjet e njëri-tjetrit. Virgjëresha është llogjike, intelektuale, analitike; Akrepi është imagjinues, vizionar, dhe mendjehollë. Që të dy mund të kenë problem të shprehin ndjenjat e verteta. Akrepi është shpërthyes dhe mban shumë të fshehta. Virgjëresha është i vetëpërmbajtur dhe i rezervuar. Mund të ketë konflik se kush i komandon gjërat, por gatishmëria e Virgjëreshës për kompromis e mban të qëtë Akrepin.

Virgjëresha dhe Shigjetari:
            Këta të dy janë si milingona dhe karkaleci. Natyra e lirë e Shigjetarit nuk ka asgjë të përbashkët me Virgjëreshën që punon shumë. Shigjetari është kokëkrisur ka natyrën e kumarxhiut, ndërsha Virgjëresha me kujdes ndërton një të ardhme të sigurtë. Që të dyja janë shenja intelektuale, por nga mënyra sesi mendjet e tyre funksionojnë përplasen me njëra-tjetrën. Shigjatari është i shumëanshëm dhe ekstravagant, ndërsa Virgjëresha preferon një jetë të thjeshtë, modeste të sistemuar. Shigjetari e konsideron sjelljen seksuale të Virgjëreshës shumë puritane dhe nuk ka për të qëndruar në një dhomë gjumi me të për shumë kohë.

Virgjëresha dhe Bricjapi:
            Një çift harmonik. Ambicja e Bricjapit dhe dëshira për sukses shkrihet mirë me energjinë dhe perfeksionizmin e Virgjëreshës. Që të dy janë të zellshëm, të disiplinuar, dhe duan të kenë një qëllim në jetë. Admirojnë njëri-tjetrin dhe marrin kënaqësi kur i shërbejnë tjetrit. Kanë nevojë për respekt dhe aprovim (edhe pse nuk kanë për t'ia thënë këtë ndonjërit), dhe me intuitë i japin pra respiktin dhe aprovimin që kanë nevojë. Kombinohen edhe seksualisht shumë mirë, dhe Bricjapi ka për të qënë ai që merr iniciativën.

Virgjëresha dhe Ujori:
            Janë që të dy racionalë dhe intelektualë dhe kanë tendencën që ta shikojnë dashurinë në aspektin abstrakt, por ngjashmëritë përfundojnë këtu. Ujori ka ide aventuriere dhe mendon se Virgjëresha nuk reagon pozitivish dhe se është e frohtë. Aktualisht secili ka cilësi të largëta nga njëri-tjetri, Virgjëresha është i kujdesshëm më shprehjen e emocioneve, ndërsa mendimet e Ujorit janë mbi re. Ujori mendon për çeshtjet e njerëzve të tjerë dhe të ndreqë botën, Virgjëresha kërkon arritje personale dhe siguri financiare. Ujori i hapur, novator dhe vizionar, Virgjëresha e rezervuar, e matur, dhe shumë praktik për ambicjet e saj. Këta ka shumë gjasa të mos bëhen as shokë.

Virgjëresha dhe Peshqit:
            Për Virgjëreshën dashuri do të thotë siguri dhe përshtatje mendore, për Peshqit dashuria është emocion gjithpërfshirës që të mbështjell. Në fillim Virgjëresha e fuqishme i tërheq Peshqit, dhe si shenja të kundërta që janë Peshqit sentimentalë që kanë rënë në dashuri me dashurinë e intrigojnë Virgjëreshën. Peshqit nga ana tjetër magjepsen nga mprehtësia e Virgjëreshës, dhe mendja analizuese. Por megjithatë shfaqet zhgënjimi. Ekstravaganca e Peshqve, mbajtja e sekreteve dhe ëndërrimtaria e tyre e irriton dhe e bën të pashpresë Virgjëreshën e thjeshtë. Aq më tepër që Virgjëresha nuk do të përshtatet në preferencat seksuale të Peshqve.