Shigjetari - Horoskopi i femijeve



Horoskopi i fëmijëve



Shigjetari

Pajtueshmëria

Fëmija e shenjës së Shigjetarit mirëkuptohet më shumë kur mamaja është e shenjës së Shigjerarit apo shenjës së Peshores.
Fëmija e shenjës së Shigjetarit mirëkuptohet më shumë kur babai është e shenjës së Dashit apo të shenjës së Luanit.



Fëmijët e shenjës së Shigjetarit


Këta janë fëmijët më gazmorë të zodiakut. Fëmijët e lindur në shenjët e Shigjetarit janë entuziastë, optimistë dhe në përgjithësi të lumtur. Janë shumë aktivë si fizikisht edhe mendërisht. Këta fëmijë e e pëlqejnë shkollën dhe proçesin e mësimit. Vlerësojnë filozofinë dhe fenë që në një moshë në vogël. Ata kanë idenë e tyre se çfarë është e vërteta dhe dashuria. Kanë për të debatuar me ju nëse teoria juaj bien ndesh me të tijën. Kanë nevojë të domosdoshme për të udhëtuar. Që në moshë të vogël deri sa të plaken duan të udhetojnë dhe të shohin botën. Ju pëlqen të takojnë njerëz të kulturave të ndryshme dhe të flasin për besime të ndryshme. Përshtatet lehtë në kultura e tjera dhe në menyrat e jetesës. Gjithnjë gjenden në bibilioteka në museume dhe kërkojnë të mësojnë diçka të re. Shumë bujarë dhe miqësorë, duan si jetën edhe njerëzit. Janë aq të ndershëm saqë nuk kanë fare takt. Nuk duan t'i lëndojnë të tjerët, thjesht janë duke thënë të vërtetën. Nuk iu pëlqen të bëjnë punën të rëndomta apo detyrat e shtëpisë sepse duan të bëjnë diçka argëtuese. I zvarrisin dhe i shtyjnë gjërat më shumë se çdo shenjë tjetër. Mërziten lehtë dhe iu pëlqejnë shumë gjëra që asnjëherë nuk përfundohen. Duhet t'ju mësoni  vlerën e përgjegjësisë dhe të përfundimit të punëve. Fëmijëve të lindur në shenjën e Shigjetarit iu pëlqejnë sportet dhe duhet të inkurajohen të merren me to.  Jepuni liri mjaftueshëm për të vendosur që të mos grinden me ju. Mësojuni se çfarë është takti dhe se çfarë mund të lëndojë tjerët.

Deri në 6 muajsh

I vëmendshëm dhe i gëzuar.
Lozonjar dhe i lëvizur
Ose në gjumë ose në lëvizje të vazhduar
I argëton ata që e rrethojnë
Qan nëse e lini vetëm
Fle më rehat në dhomë kur dëgjon zërat e familjarëve
I pëlqen t'i tregosh përralla.

6 deri në 18 muajsh

Kureshtar dhe shumë i lëvizur
I pëlqen zjarri që në këtë moshë
I pëlqejnë shëtitjet
I pëlqen të mësojë gjëra të reja
I pëlqen të dëgjojë histori dhe i zhvillohet imagjinata
I pëlqejnë aktivitetet fizike

18 muajsh deri në 3 vjeç

Sa vjen dhe bëhet i pavarur dhe të dalë jashtë
Lozonjar, i fortë dhe kokëkrisur
Kurioz dhe bën shumë pyetje
Mëson pyetjen pse dhe do përgjigje
I intereson Zoti dhe feja
Bëhet rrebel dhe mezi pret të provojë gjëra të reja.
Shumë krijues dhe plot imagjinatë.
Rrëmujaxhi i madh

3 deri në 6 vjeç

Ka besim te vetja por muns të ketë edhe frikë
Ka nevojë për shumllojshmëri dhe nuk ka shumë durim
Kureshtja akoma vazhdon
E ka të vështirë të veçojë realitetin nga fantazia
Ëndërron me syhapur dhe tregon shumë mirë histori
Ambjentohet lehtë në shkollë
Bëhet i dashur në shkollë sepse është miqësor dhe tërheqës
Kureshtja dhe mëndje mprehtësia ia lehtëson vitet e para të shkollës.


Horoskopi i fëmijëve
Shigjetari