Luani karakteristikat - Karakteristikat e luanit

Luani karakteristikat - Karakteristikat e luanit

Luani

(23 Korrik - 22 Gusht)

Dualizmi : Energjik

Elementi : Zjarri

Veçantitë : Fiks
Është entuziast, i fuqishëm, i zgjerueshëm dhe krijues, bujar dhe ekstravagant, dogmatik dhe i fiksuar mendimet e tij.

Tipari më i mirë : Bollëku




Planeti : Dielli, qëndra e sistemit tonë djellor, një yll që djeg më flakë të fuqishme, na funizon me dritë, nxehtësi dhe energji.  Në astrologji Dielli është planeti me ndikimin më të fuqishëm duke dhënë gjallëri dhe autoritet.

Symboli : Luani, mbretëror, i guximshëm, dominues, ndonjëherë i plogësht. Ka fisnikëri dhe krenari.
Shenja e simbolit : Piktografi paraqet dy valvulat e zemrës së njeriut. Në greqisht simbolizon gërmën L, në dy qarqet e pa mbyllura Dielli bashkohet nga një gjysmëhënë, duke simblizuar fuqinë që buron nga intelekti dhe emocionet.

Fraza : Unë dua

Polariteti : Ujori

Pjesa e trupit : Kurrizi, shtylla kurrizore dhe zemra, lodhje emocionale dhe fizike shkaktojnë dhimbje apo sëmundje në kurriz dhe në shtyllën kurrizore.

Dita me fat : E diel

Numrat me fat : 8 & 9

Guri i çmuar : Rubini, mbron kundër dëmtimeve fizike dhe siguron besnikëri. Gjithashtu i ofron mbajtësit qetësi mendore.

Ngjyra : E florinjtë, ngjyra magnetike e Diellit.

Lulet : Luledielli & Kumak

Pemët : Portokallja dhe të gjitha agrumet

Metali : Ari

Kafsha : Të gjithë felinët

Rreziqet : Të lindurit nën shenjën e Luanit kanë prirjen të jenë bombastikë dhe sfidues, dhe shpeshherë padashur i provokojnë të tjerët në dhunë impulsive. Shpesh herë bien viktima shpifjesh.