Karakteristikat e Shigjetarit | Shigjetari karakteristikat


Karakteristikat e Shigjetarit | Shigjetari karakteristikat


Shigjetari
(22 Nëntor - 21 Dhjetor)

Dualizmi : Energjik

Elementi : Zjarri

Veçantitë : I paqëndrueshëm

                 Të lindurit nën  shenjën e Shigjetarit, janë energjikë, ambiciozë, bujarë gjithmonë në kërkim të stidave, e duan lirinë të hapur ndaj ideve të reja dhe pro eksplorimit.



Tipari më i mirë : Optimizmi




Planeti : Jupiteri, perëndia më i rëndësishëm i Romës, komandanti i qiejve. Në astrologji, Jupiteri është planeti i fatit të mirë, optimizmit, shtrirjes dhe begatisë

Simboli : Harkëtari, përfaqëson të qënit i drejtpërdrejtë, të synimeve të larta, që dëshiron aktivitete sportive dhe gjuetinë.

Piktografi  : Piktografi përfaqëson shigjetën e Harkëtarit. Është gjithashtu këmba njerëzore nga nga kofsha deri te gjuri, e cila është dhe pjesa anatomike që shenja e Shigjetarit komandon. Në terma simbolikë është shenja e urtësisë e cila iu shmanget telasheve dhe shqetësimeve të botës dhe që ka synim idealet e larta.

Moto: Shikoj

Polariteti : Binjakët
Shigjetari është shenja e filozofisë, e edukimit në nivel të lartë dhe të koncepteve të gjera. Të lindurit nën këtë shenjë janë të lumtur kur zbulojnë ide të reja, kur eksplorojnë vënde të largëta, dhe që nuk lidhen me angazhime personale. Binjakët nga ana tjetër duke qënë e kundërta e Shigjetarit, është shenja e të të shprehurit personal, dhe të komunikimit tet-a-tet. Të lindurit nën shenjën e Binjakëve flasin shumë, iu pëlqen të japin këshilla dhe kanë tendencë të duan të drejtojnë (për të mos thënë të kontrollojnë) jetët e të tjereve.

Pjesa e trupit : Mëlçia, ijet dhe kofshët. Të lindurit nën këtë shenjë kanë nevojë për shumë aktivitete sportive që të jenë të shëndetshëm. Kanë mëlçi të ndjeshme, janë të prekshëm nga hepatiti dhe reagon menjëherë melçia nëse e tepërojnë me alkoolin.

Dita me fat : E enjte

Numrat me fat : 5 dhe 7

Guri i çmuar : (Turquoise) Bruzi, Tërheq dashurinë, mbron nga plagosjet dhe i jep atij që e mban mundësinë për të parë në të ardhmen.

Ngjyra : Vjollcë, Ngjyrë e rallë mbretërore dhe artistike.

Lulet : Narcis, Ashe dhe luleradhiqe.

Pemët : Mani, Lisi dhe Mështekën

Metali : Kallaji

Kafsha : Kali



Rreziqet : Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit mund të pësojnë aksidente në zjarre apo në shpërthime veçanërisht kur janë duke udhëtuar. Dëshira e tyre e fuqishme për të qënë i lirë nxit xhelozinë nga ana e partnerit