Horoskopi i Fëmijëve - Gaforrja

Horoskopi i Fëmijëve - Gaforrja



Pajtueshmëria

Fëmija e shenjës së Gaforres mirëkuptohet më shumë kur mamaja është e shenjës së Peshkut apo e shenjës së Gaforres.
Fëmija e shenjës së Gaforres mirëkuptohet më shumë kur babai është e shenjës së Akrepit apo të shenjës së Demit.




Fëmijët e shenjës së Gaforres


Tek të gjithë fëmijët e Gaforres do të gjeni një fëmijë që përkujdeset për të gjithë. Do tju sjellin në shtëpi akoma dhe fëmijët e arrakatur dhe kafshët e lagjes. Janë shumë të ndjeshëm, si për veten e tyre edhe për ndjenjat dhe emocionet e të tjerëve. Janë shumë intuitivë dhe imagjinues. Ata jo vetëm që iu vjen keq për më të ata që janë më të dobët por e duan shumë dhe familjen e tyre. Kanë për të mbrojtur pjesëtarët e familjes së tyre me çdo kost. Lodrat që janë shtëpi të vogla apo veglat janë zakonisht lodrat e tyre të preferuara. Këta fëmijë zakonisht i gjen në shtëpi dhe ju pëlqen te kenë vendin a tyre, apo një domë personale. Duan të ruajnë gjithëçka. Kur rriten ruajnë akoma edhe copa letre me ndonjë numër telefoni të shkruar. Shumë nga njerëzit më të pasur në botë janë të shenjës së Gaforres. Janë me temperament të paqendrueshëm dhe me ndryshim humori. Kur janë të mërzitur bëhen mizorë. Ana negative e tyre është se mund të jenë egoistë, mbajnë të fshehta, dhe nuk i harrojnë dhimbjet e vjetra. Shumë çuna të kësaj shenje nuk e pranojnë do faktin që ju janë sensitivë prandaj për të kompesuar këtë gjë bëhen shumë agresivë. Inkurajojini këta fëmijë të shprehin ndjenjat e tyre. Pëqafojini sepse iu përqen të përqafohen, dhe kjo do t'i ndihmojë të dalin nga guacka e tyre.

Deri në 6 muash
Të dashur, të ëmbël dhe të uritur
Shumë të ndjeshëm ndaj emocioneve dhe ambjentit që i rrethon.
Të turpshëm dhe nuk duan të shkojnë te askush përveç mamasë.
Reagon shumë mirë ndaj ujit dhe i pëlqen të lahet. Mund të krijojë
një lidhje me Hënën dhe i ndryshon humori sipas fazave të Hënës.

6 deri në 18 muaj
Të lezeçëm, i pëlqen t'i përqafosh dhe të turpshëm
Janë kureshtarë dhe kanë nevojë për inkurajim për
të eksploruar vendin. I pëqen ushqimi por heziton të
provojë ushiqime të reja. Fillon dhe i rritet dashuria
për natyrën dhe i pëlqen të shkojë xhiro në lulishte
apo në bahçe. Ka nevojë për mbështetje, inkurajim
dhe aprovim.

18 muajsh deri në 3 vjeç
Fillon dhe bëhet i çuditshëm, dhe plot kontradita. Mund të jetë në të njëjtën kohë i ëmbël dhe kokfortë, i përkujdesur dhe i mbyllur.
Vazhdon të jetë i turpshëm dhe nuk iu afrohet të huajve. Mund të bëhet qarramane spo ngjiçko (që të ngjitet pas)

3 deri në 6 vjeç
Shumë emocionale, e rezervuzar dhe mjaft herë e paqëndrueshme. Krijimtaria dhe fantazia fillon të zhvillohet si dhe shokë imagjinarë. Ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme, udhëzim dhe dhemshuri. Nuk do që ta tallin.