Gaforrja Karakteristikat - Karakteristikat e Gaforres


Gaforrja Karakteristikat - Karakteristikat e Gaforres

(21 Qershor - 22 Korrik)

Dualizmi : Magnetik

Elementi : Uji

Veçantitë : Kardinal,
Gaforrja është perceptuese, sensitive dhe imagjinuese, e dhimbsur, emocionale, e dashur, dhe posedon një mendje të mprehtë dhe intuitive.

Tipari më i mirë : Besnikëria




Planeti : Hëna, Sateliti i vetëm i Tokës, i cili shtohet dhe zvogëlohet dhe shfaq një influence të fuqishme mangnetike. Në astrologji Hëna udhëheq emocionet dhe sjelljen intuitive.

Symboli : Gaforrja, Duke patur nje sipërfaqje të  jashte të papenetrueshme mbulon përbrenda anën e saj të butë. Me të parë shenjën e parë të rrezikut tërhiqet në guackën e saj dhe futen në det ku ndihet e sigurtë.

Shenja e simbolit : Piktografi paraqet darët e gaforres. Simbolizon dy orbitat e Diellit të lidhura me dy gjysmëhena. Hënat përfaqësojnë dëshirën e Gaforres të ruajë kujtime dhe gjëra,  orbitat përfaqësojnë forcën dhe energjinë që shprehet nëpërmjet emocioneve dhe imagjinatës.

Fraza : Unë ndihem.

Polariteti : Bricjapi
Gaforrja është shenja e shtëpisë dhe e jetës familjare. Të lindurit nën këtë shenjë kërkojnë marrëdhënie të afërta personale dhe janë të lumtur kur rrethohen nga familjarët apor persona që ata duan. Bricjapi është shenja e kundër sepse është shenja e famës dhe i pozitës publike.

Pjesa e trupit : Gjoksi dhe stomaku, personave të shenjës së Gaforres ju pëlqen të hanë dhe ju duhet të luftojnë për humbjen në peshë vite më vonë. Kanë probleme me tretjen e ushqimeve që shkaktohet nga tensioni dhe stresi emocional.

Dita me fat : E hëna,

Numrat me fat : 3 & 7

Guri i çmuar : Perla, shndërron fatin e keq në të mirë dhe mosmarrëveshjet në harmoni. Gjithashtu sjell mbështetje nga persona me rëndësi

Ngjyra : Ngjyra e detit dhe e argjendtë, ngjyrat e ujit dhe të detit.

Lulet : Dashtër

Pemët : Pemët e pasura me ujth

Metali : Argjendi

Kafsha : Ato që kanë guackë



Rreziqet : Kanë mundësi tju ndodhin aksidente në shtëpi dhe rrezikojnë më shumë nga vjedhjeve.