Demi Karaktaristikat Karakteristikat e Demit


Demi Karaktaristikat | Karakteristikat e Demit

Demi

(20 Prill - 20 Maj)

Dualizmi : Magnetik

Elementi : Toka

Veçantitë : Cilësia Fikse
Demi është i qetë, i dashur, i duruar, i fortë, i vendosur dhe praktik, kokfortë dhe nuk i pëlqejnë ndyshimet.

Tipari më i mirë : Njerëz që mund t'i besosh





Planeti : Venusi, perëndeshë romake e bukurisë dhe e arteve, e kënaqësisë dhe emocioneve. Në astrologji influenca e Venusit ka ndikim te dashuria, lluksi, dhe aftësi e jshtëzakonshme krijimtarie.

Symboli : Demi, i fortë, kokfortë, i ngadalshëm dhe mund të jetë dhe i egër dhe i butë.
Shenja e simbolit : Piktografi paraqet brirët dhe kokën e demit. Simbolizon gjysëm hënën duke formuar një gotë që qëndron në rrethin e Diellit. Kupa përfaqëson fuqinë materiale dhe pasurinë që vjen nga forca e vullnetit (rrethi).

Fraza : Unë kam.

Polariteti : Akrepi
Demi është shenja e pronësisë dhe e parasë, që i vë rëndësi grumbullimit të gjërave dhe njihen se nuk i lëshojnë lehtë gjërat e tyre. Akrepi është shenja e kundërt se është shenja e trashëgimnisë dhe pasurisë së ndarë.

Pjesa e trupit : Qafa & fyti, Shumë njerës nën shenjën e Demit kanë të folur të bukur dhe zë për të kënduar por janë të prekshëm ndaj të ftohtit, laringitit, fytit të acaruar dhe problemeve me tiroidet.

Dita me fat : E premte

Numrat me fat : 6 & 4

Guri i çmuar : Smeraldi, mbron kundër pabesisë dhe mashtrimit, siguron besnikëri dhe përmirëson memorjen.

Ngjyra : Blue e çelët dhe vjollcë e çelët. Ngjyrat e buta të delikatesës dhe xhentilesës.

Lulet : Manushaqe & Lulëkuqe

Pemët : Selvia & Molla

Metali : Bakri

Kafsha :  Demi



Rreziqet : Njerëzit nën shenjën e Demit kanë tendencë të ngatërrohen në situata të dhunshme që kanë të bëjnë me dashurinë apo paratë. Shpesh iu kundërvihen të tjerëve dhe provokojnë zëmërimin e atyre që i duan për shkak të kokfortësisë dhe natyrës poseduese.