Dashi ne Dashuri - Kombinimet
Dashi ne dashuri |
Dashi & Dashi :
Kjo mund të jetë një marrëdhenie e fortë dhe pasionante por askujt nga ju të dy nuk i pëlqen një rol inferior. Dashi femër përpiqet të dominojë sepse fermrat e kanë më të vështirë të dalë e tyrja. Gjithsesi do të ketë një rivalitet se kush ka për të dalë i pari. Përfundimisht gjithë këto grindje do të kenë efekt në dhomën e gjumit, dhe çka filloi kaq pozitivisht përfundon me mosmarrëveshje. Do të ishte më mirë nëse sejcili prej tyre do të kishte karrierë apo hobi të veçanta nga njeri-tjetri. Kur energjitë e tyre janë të ndara në fusha të ndryshme konflikti midis tyre bëhet më shumë lozonjar dhe më pak shkatërrimtar.
Dashi & Demi :
Që të dyja shenjat janë shumë sensuale por Dashi mund të bezdiset nga ritmi dhe natyra e ngadaltë e Demit. Shenja e Demit është shtëpiak, kurse Dashi pa dyshim që nuk është, Dashi është impulsiv dhe kërkon ekperienca të reja dhe liri. Demi është posesiv dhe xheloz, i vendosur në mënyrat e tij, dhe shikon nevojat e Dashit për të qënë individual si refuzim. Demi është i zoti për të nxjerrë para por Dashi akoma më i mirë për t'i shpenzuar ato. Dhe pse diferencat janë të mjaftueshme, nëse rezistojnë aq sa duhet Dashi do fillojë të vlerësojë vendosmërinë dhe sigurinë e Demit.
Dashi dhe Binjakët
Nuk do ta mërzisin njeri tjetrin sepse që të dyve ju pëqen të flasin. Është diferencë e vogël por ndoshta Binjakët e fitojnë betejën e të llafosurit. Gjithashtu që të dyja shenjat kanë të përbashkët faktin se janë të etur dhe të paduruar për të provuar gjëra të reja. Binjakët janë mjaft të zgjuar t'i kundërvien nevojës së Dashit për të dominuar. Binjakët mund të kërkojnë stimulim të jashtëm për këtë e bëjnë me takt. Mendjet e tyre shkrihen me njëra-tjetën mjaft mirë, Dashi është dinamik dhe inteligjent, Binjakët i gjithanshëm dhe i mprehtë. Dashi ka shumë gjasa të jetë drejtuesi nga ana seksuale dhe Binjakët gëzohet duke menduar variante për të mbajtur interesin e Dashit në kulm. Këto shenja kombinohen mirë.
Dashi dhe Gaforrja
Këta të dy janë të magjepsur me njëri-tjetrin në fillim, por tërheqja seksuale zbehet për shkak të shume ndryshimeve në temperament. Dashi vepron pa vështruar kurse Gaforrja është e matur. Gaforres i pëlqejnë shtëpia dhe vatra familjare, por Dashit nuk i pëlqen të jetë i lidhur. Ofendimet shtohen dhe ata fillojnë dhe zihen për çikërrima. Dashi ka gjuhë të mprehtë që e lëndon Gaforren e prekshme. Sa më agresiv bëhet Dashi aq më shumë mbrohet Gaforrja. Ka pak gjëra të përbashkëta për këta të dy për të funksionuar si çift.
Kur Gaforrja fillon të ankohet Dashi nuk do tja dijë, do tja mbathë.
Dashi dhe Luani
Të dyja këto shenja kanë egot e tyre dhe të dyve ju pëlqen të drejtojnë. Dashi agresiv aq që e imagjinon të jetë i dyti, dhe mbreti Luan ka nevojë që ta admirojnë vazhdimisht. Mund të funksionojë si lidhje nëse Luani
luan rolin e perandorit dhe Dashi rolin e gjeneralit. Marifeti është që mos ta marrin njëri-tjetrin seriozisht. Është një përshtjatje seksuale e zjarrtë, sepse janë të dy të nxehtë dhe romantikë. Dashi është optimist
dhe i hapur karshi jetës. Luani është bujar dhe me zemër të mirë. Nëse asnjëri nuk përpiqet ta ulë tjetrin, dhe gjejnë vend për kompromis se kush është i pari bëhen një çift i lumtur.
Dashi dhe Virgjëresha
Guximi i Dashit e intrigon Virgjëreshën e turpshme dhe të rezervuar për një
farë kohe. Por këta kanë totalisht ide të ndyshme se çfarë duhet të ndodhë
në dhomën e gjumit dhe për çdo gjë tjetër. Pasionet e Dashit janë impulsive
dhe të drejtpërsëdrejta, seksualiteti i Virgjëreshës është më enigmatik dhe
do kohë të zbulohet. Në fusha të tjera Dashi është plot ide dhe plane të reja,
dhe insiston të jetë shefi, Virgjëresha është kritik dhe i bezdisshëm, dhe do
që gjërat të bëhet ashtu siç thotë vetë. Virgjëresha nuk e aprovon ekstravagancën
e Dashit ndërsa Dashi mendon për virgjëreshën se është e ftohtë dhe gjërnjare.
Këta përfundojë duke bërë luftë dhe jo dashuri.
Dashi dhe Peshorja
Ekziston një tërheqje e fuqishme në fillim midis këtyre shenjave të kundërta,
në disa fusha njëri plotëson çfarë i mungon tjetrit. Agresiviteti i Dashit ngjall
potencialin sensual të Peshores. Dashuria e tyre mund të jetë origjinale, Gjithsesi
Peshorja në të vërtetë dëshiron qetësi, paqe dhe harmoni, ndërsa Dashi dëshiron
aksion dhe aventurë. Që të dyve iu pëqen jeta sociale, të argëtohen dhe të
kalojnë mirë por që të dy janë të paduruar por në mënyra të ndyshme. Vjen një kohë
që Peshorja do një njeri më pak kërkues dhe Dashi do të gjejë dikë që e adhuron
më shumë. Marrëdhenie e shkëlqyer por martesë e dobët.
Dashi dhe Akrepi
Dashuria midis këtyre të dyve mund të jetë një zjarr i madh. Janë që të dy
energjikë dhe pasionantë. Seksualisht çdo gjë shkon fare mirë por është ana
emocionale e marrëdhënies që nuk e kontrollojnë dot. Sejcili ka personalitet
të fortë dhe sejcili nga ta dëshiron të kontrollojë tjetrin. Në fund fare xhelozia
e Akrepit mund të jetë shkatërrimtare. Interesat e jashtëm të Akrepit mund të
bëjnë që Akrepi të ndihet i pasigurtë dhe të nxjerrë në pah anën e tij tiranike.
Dashi nuk pranon të marrë urdhra por Akrepi nuk ka për të bërë asnjëherë mbrapa.
Kjo është një marrëdhënie e paqëndrueshme e cila nuk ka për tu ndezur më
Dashi dhe Shigjetari
Shigjetari është temperamenti perfekt për tu kombinuar me Dashin. Janë që të
dy aktivë, spontanë njerëz që ju pëlqen të shoqërohen, kanë shije ekstravagante
të njëjta, dhe ju pëlqen ta shijojnë jetën. Mund të ketë pak konflik sepse që të dy
janë impulsivë, të vrazhdë dhe të sinqertë. Debatimet mund të arrijnë në kulm.
Afrimi i fortë seksual i Dashit nuk është gjithnjë lozonjar sipas stilit të Shigjetarit.
Gjithsesi që të dy kanë sens humori dhe ia kalojnë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Nëse e gjejnë gjuhën në dhomën e gjumit, për çdo gjë tjetër nuk do të kenë problem.
Dashi dhe Bricjapi
Prirja e Dashit për risi dhe eksperimente mund të mos i pëlqejë Bricjapit konservator.
Dashi është i paduruar, i nxehtë dhe impulsiv. Bricjapi është i rregullt, i sistemuar
dhe praktik. Bricjapi do të dominojë por ashtu dhe Dashi. Probleme mund të shfaqen
në çështjen e parave. Dashi është ekstravagant, kurse Bricjapi është për sigurinë.
Çuditërisht kjo lidhje ka më shumë sukses pas mjaft kohe dhe jo në fillim. Natyra
seksuale e Dashit puthitet me pasionet e fshehura të Bricjapit. Fuqia dhe rezistenca
e Bricjapit me kalimin e kohës do fë fitojnë respektin e Dashit.
Dashi dhe Ujori
Pajtohen mirë nga ana e temperamentit, janë që të dy aktivë, ambciozë, dhe shijojnë
një gamë të gjerë interesash. Janë gjithashtu njëlloj të etur për aventura seksuale.
Varet nga kapriçot e Ujorit nëse e lejon Dashin të jetë ai që drejton apo jo. Që të dy
janë të pavarur, Ujori akoma edhe më shumë nga Dashi, dhe ndoshta Dashi ndonjëherë
mund të ndihet i shpërfillur. Dashit i duket Ujori jashtëzakonisht tërheqës por ama
ndihet komplet i pasigurtë. Megjithatë me pak takt dhe mirëkuptim nga të dyja anët,
kjo është një marrëdhënie shumë e mirë e cila mund të bëhet fantastike.
Dashi dhe Peshqit
Dashi i nxjerr Peshqët jashtë guacës së tyre dhe si shpërblim do të hipnotizohen nga seksualiteti joshës dhe misterioz i Peshqve. Guximi dhe vetëbesimi i Dashit plus intuitën dhe fantazinë e Peshqve krijon një bashkim të fortë. Ndryshimet në personalitet plotësojnë njëra-tjetrën. Dashi ka vetëbesim dhe gjallëri, Peshku është disi i turpshëm dhe udhehiqet lehtë. Dashit i pëlqen të jetë dominant, Peshqët duan të kenë dikë ku të mbështeten. Për të qënë një çift i lumtur duhet pak më shumë takt nga ana e Dashit.