Binjakët Karakteristika | Karakteristikat e Binjakeve


Binjakët Karakteristika | Karakteristikat e Binjakeve

(21 Maj - 20 Qershor)

Dualizmi : Energjik

Elementi : Ajri

Veçantitë : I paqëndrueshëm

Tipari më i mirë : Njerës të përgjegjshëm





Planeti : Mërkuri, lajmëtar i perëndive në lashtësi. Në astrologji Mërkuri zotëron komunikimin dhe udhëtimin. Influenca e tij theksohet tek zgjuarsi e mprehtë dhe temperamenti nervoz.

Simboli : Binjakët, që lidhet me dualizmin, humanizmin, shkathtësinë e mendjes dhe komunikimin.

Shenja e simbolit : Piktografi paraqet dy figurat e binjakëve. Shenja katrore simbolizon urtësinë, të mësuarit, dhe fuqinë e mendjes të përpunojë informacionin.

Fraza : Unë mendoj

Polariteti : Shigjetari
Binjakët është shenja e mendimit dhe komunikimit në nivel personal. Të lindurit nën shenjën e binjakëve luftojë për t'u shprehur dhe për t'u imponuar të tjerëve mendimet e tyre. Shigjetari që është shenja e kundërt e Binjakëve është shenja e eksplorimit mendor dhe një  filozofie me mendje të hapur.

Pjesa e trupit : Duart, krahët, shpatullat dhe mushkëritë. Binjakët kanë tendencë për t'u sëmurur nga bronshiti dhe sëmundje frymëmarrjeje.

Dita me fat : E mërkura

Numrat me fat : 5 & 9

Guri i çmuar : Agati, një gur i çmuar shumëngjyrësh që mbron nga mashtrimi dhe falsitetet dhe dhuron elokuencë, veçanërisht në deklaratat e dashurisë.

Ngjyra : E verdha, e ndritshme dhe shkëqyese, ngjyra e novacioneve.

Lulet : Zambaku dhe Trumza

Pemët : Arra

Metali : Zhiva

Kafsha : Zogjtë me ngjyrë të çelur dhe fluturat



Rreziqet : Personat e lindur nën shenjën e Binjakëve janë të prirur të aksidentohen kur udhëtojnë. Natyra e tyre e paqëndrueshme shkakton rreziqe të papritura tek të tjerët gjë që Binjakët nuk e vënë re.