Karakteristikat e Akrepit
Akrepi
(23 Tetor - 21 Nëntor)
Dualizmi : Magnetik
Elementi : Uji
Veçantitë : Fikse
Akrepi ka imagjinatë, është pasionant dhe emocional, i mprehtë, këmbëngulës, intensiv, kokëfortë, i palëkundur.
Tipari më i mirë : Idealizmi
Planeti : Plutoni, perëndi e lashtë e botës së nëndheshme dhe i të vdekurve. Në astrologji Plutoni komandon forcat rigjeneruese, dhe fazat e fillimit apo të fundit të jetës.
Simboli : Akrepi, një simbol vdekjeprurës që mund të hëlmojë armiqtë, dhe helmi i tij është shpesh herë fatal.
Piktografi : Piktografi simbolizon thumbin e Akrepit te lidhur me pjesen qe simbolizon organet riprodhuese te njeriut e cila është dhe pjesa që komandon Akrepi. Në lashtësi ka qënë simboli i Finiksit, zogut të pavdekësisë dhe të ripërtëritjes. Në terma simbolikë vijat e përkulura dhe shigjeta përfaqësojnë emocione të forta të lidhura që janë praktike dhe që i drejtohen vetëdijes së lartë.
Moto: Dëshiroj
Polariteti : Demi
Akrepi është shenja e pasuesve dhe trashëgimnisë. Të lindurit nën këtë shenjë ndjejnë se kanë një qëllim dhe një destinacion në jetë, dhe gjejnë lumturi të vërtetë duke shpërndarë fuqinë e jetës së tyre të tjerëve. Demi është shenja e pronësisë dhe zotërimit, dhe të lindurit nën këtë shenjë dua të kenë, grumbullojnë, bëjnë koleksione dhe zotërojnë. Ata nuk i lëshojnë lehtë gjërat që iu përkasin.
Pjesa e trupit : Organet gjenitale: Të lindurit nën këtë shenjë janë të prekshëm ndaj infksioneve, sistemit urinues dhe sëmundjeve veneriane. Për më tepër emocionet e tyre të paqëndryeshme i rrënojnë dhe i sëmurin.
Dita me fat : E mërkura
Numrat me fat : 2 dhe 4
Guri i çmuar : Topaz, lëshon fuqi të mistershme dhe sjell qetësi mendore. Gjithashtu mbron nga armiqtë dhe sëmundjet.
Ngjyra : E kuqe e thellë, burgundy, e kuqe e errët në të purpurt. Ngjyrat shkëlqyese të pasionit.
Lulet : Krizantema (Chrysanthemum) dhe ashe (Rhododendron)
Pemët : Pemët me gjemba dhe shkurret
Metali : Plutoni
Kafsha : Insektet
Rreziqet : Personat e lindur nën shenjën e Akrepit i nevrikosin të tjerët me xhelozinë e tyre dhe duke qënë shumë të fshehtë. Të çastet e një grindjeje mund t'i çojnë të tjerët deri në pikën ku të përdorin dhunë.