Horoskopi i fëmijëve
Peshqit
Pajtueshmëria
Fëmija e shenjës së Peshqve mirëkuptohet më shumë kur mamaja është e shenjës së Gaforres apo e shenjës së Demit.
Fëmija e shenjës së Peshqve mirëkuptohet më shumë kur babai është e shenjës së Peshqve apo të shenjës së Dashit.
Fëmijët e shenjës së Peshqve
Këta fëmijë shumë të ndjeshëm mësojnë që në moshë të vogël të thithin ndjenjat e të tjerëve sikur të jenë të tyret. Shenja më intuitive e zodiakut. Me kaq shumë emocione brenda tyre, ata janë shpesh herë të frikësuar. Janë shumë krijues, dhe mund të krijojnë botë që janë më të sigurta nga kjo që ne jetojmë. Kanë frikë nga shumë gjëra, që nga gogoli në dollap te tek zhurmat e larta; këta fëmijë duhet të mësojnë të marrin edhe risqe. Të lindur për të dhënë këshilla, fëmijët e lindur në shenjën e Peshqve do të qetësojnë dhe mbështesin cilindo për sadopak dhimbje fizike apo emocionale që ka. Mësojuni të kujdesen edhe për veten ashtu siç kujdesen për të tjerët. Nëse nuk kanë më fuqi atëhere tërhiqen në botën e tyre të imagjinatës. Muzika dhe artet krijuese i ndihmojnë të lindurit në shenjën e Peshqve të shkojnë në një ambjent më strukturor sesa të jetojnë në një botë ëndrrash. Bëni kujdes dhe shikoni se kë kanë shokë sepse duke qënë tipa të ndjeshëm, shfrytëzohen nga më të fortët. Mësojuni këtyre fëmijëve gjërat praktike, si të të përfundojnë atë që nisin. Kanë nevojë të mësojnë të vënë rrënjë diku, sepse tundimi për të jetuar në çdo gjë ka për ti pushtuar dhe më pas realiteti ka për t'i mposhtur. Nëse nuk kanë udhëzime direkte do të shkojnë sa në një gjë në tjetrën.
Deri në 6 muajsh
I brishtë, shumë i butë dhe i pëlqejnë përqafimet
Tërheqës dhe ëndërrimtar.
I përshtatshëm. I pëqen shoqëria e të tjerëve
por hera-herës futet në botën e tij të vogël endërrimtare.
Ka nevojë për hapësirë dhe të jetë vetëm me mendimet e tij.
I ndjeshëm, dhe ndikohet nga gjendja emocionale e atyre që e rrethojnë.
Frikësohet dhe qan lehtë. I pëlqen muzika dhe ta lëkundin.
Ka nevojë për vëmendje, ta përkëdhelin dhe t'i flasin ëmbel.
Nuk i pëlqen ta injorojnë apo ta harrojnë.
6 deri në 18 muajsh
Ka frikë nga të panjohurit dhe mbidhet nëse i afrohen.
Do natyrën dhe çdo gjë që ka jetë.
I pëlqen të dalë në natyrë sa më shumë që është e mundur.
Mund të pëfitojë shumë nga mësimet e herëta të notimit
sepse ky i vogël magjepset nga uji.
I pëqen të dëgjojë por dhe krijojë muzikën e tij.
I ndjeshëm dhe i dhimbsur.
Tërheqës dhe shumë i shoqëruar.
Ka nevojë për shumë kujdesje, dashuri dhe që ta prekësh.
18 muajsh deri në 3 vjeç
Intuita fillon dhe zhvillohet, bashkë me imagjinatën dhe fantazinë.
Mund të ketë dhe shokë imagjinarë. Muzika bëhet pjesë e rëndësishme
e krijimtarisë dhe mund të lulëzojë nëse inkurajohet.
Mos e tërhiq por inkurajoje sjelljen e tij pozitive sa më shumë që të jetë e mundur.
3 deri në 6 vjeç
Ëndërrimtar dhe rrebell. Vazhdimisht provon role dhe sjellje të reja.
Mund të jetë i çoroditur dhe të ketë ndryshime të mëdha në personallitet
dhe sjellje për të përcaktuar se kush është.
Akoma kërkon komoditet në imagjinatën e tij dhe kështu vazhdimisht sfidon realitetin.
Është kureshtar, rrezatues dhe i sinkronizuar me botën që e rrethon.
Por i tërheqin vëmendjen çështje si jeta dhe vdekja.
Nuk i pëlqen padrejtësia dhe mërzitet në raste të tilla.